Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ... “Asambleja e paranojës, terrorit dhe censurës”/ Këlliçi reagon pas fjalimit të Ramës: Balluku shëtit lirshë... EKSKLUZIVE/ Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja Debate në Asamblenë e PS/ Fatmir Xhafaj del kundër propozimit të Ramës: Spiropali dhe Ndreca të mos përjash...
AKTUALITET

Prokuroria e Fierit sekuestron 2.6 milionë euro dhe një “Bentley”, hetim për falsifikim pronash

P
Piranjat 1 October 2026, 10:26 · 3 min lexim
Prokuroria e Fierit sekuestron 2.6 milionë euro dhe një

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar rreth 2.6 milionë euro në llogari bankare, si dhe një automjet luksoz tip “Bentley”, në kuadër të hetimeve për falsifikimin e dokumenteve dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Pasuritë i përkasin shtetasit K.H., i cili ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se, përmes vendimeve të falsifikuara, ka arritur të regjistrojë sipërfaqe të konsiderueshme toke. Në vijim të hetimeve, janë sekuestruar llogari bankare me një vlerë prej 2,610,195 euro, 1,865,076 lekë dhe 7,515 dollarë amerikanë.

Gjithashtu, është sekuestruar një automjet tip “Bentley Flying Spur”, i vitit të prodhimit 2024, me vlerë blerjeje të deklaruar prej 250 mijë eurosh. Sipas Prokurorisë, pasuritë e sekuestruara dyshohet se janë produkte të veprave penale që janë objekt i hetimit në këtë procedim. K.H. është nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 287 të Kodit Penal.

NJOFTIMI I PROKURORISË

Hetimet mbi falsifikimin e pronave, Prokuroria e Fierit sekuestron 2.6 milionë euro llogari bankare të shtetasit K.H., dhe një ‘Bentley’
Me vendim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u sekuestruan 2.6 milionë euro në llogari bankare si dhe një automjet tip ‘Bentley’ të shtetasit K.H., nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 287 të Kodit Penal.

Ky shtetas, aktualisht me masë sigurimi “Arresti në shtëpi”, nëpërmjet vendimeve të falsifikuara ka arritur të regjistrojë sipërfaqe të konsiderueshme toke. Për rrjedhojë në vijim të hetimeve u sekuestruan:

 Llogari bankare me vlera:
– 2,610,195 Euro (dy milion e gjashtëqind e dhjetë e njëqind e nëntëdhjetë e pesë euro);
– 1,865,076 Lek (një milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e shtatëdhjetë e gjashtë lek);
– 7,515 USD (shtatë mijë e pesëqind e pesëmbëdhjetë dollarë amerikanë); si dhe
– Një automjet tip “Bentley” model “Flying Spur”, vit prodhimi 2024, me vlerë blerje të deklaruar 250,000 Euro (dyqind e pesëdhjetë mijë euro), të cilat dyshohen se janë produkte të veprave penale objekt i hetimeve të këtij procedimi penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.