Pasi shpërndarjes së studentëve nga shpërbërjen e protestës para Ministrisë së Arsimit, policia largoi nga zona para institucionit edhe gazetërt e operatorët.
Reagim i Policisë së Shtetit:
Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë tubimit që do të zhvillohej mesditën e sotme, në afërsi të godinës së Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit hartoi një plan masash, në zbatim të ligjit dhe procedurave standarde të punës. Gjatë zhvillimit të tubimit, një grup pjesëmarrësish kanë kryer veprime të dhunshme, duke dëmtuar rrethimin e jashtëm dhe më pas për të hyrë në oborr, kanë dëmtuar edhe portën hyrëse. Gjithashtu, kanë vijuar të thyejnë dhe të dëmtojnë me pllaka guri dhe sende të forta xhamat dhe fasadën e godinës. Punonjësit e Policisë u kanë bërë thirrje të ndalonin sulmin ndaj institucionit, por ata kanë vijuar të godasin punonjësit e Policisë me molotovë, kapsolla, gurë dhe sende të forta.
Punonjësit e Policisë u kanë bërë sërish thirrje personave të dhunshëm që të ndalonin sulmin dhe të dilnin nga oborri i godinës së Ministrisë, por pjesëmarrësit nuk u janë bindur thirrjeve të përsëritura të Policisë.Në këto kushte, në përputhje me ligjet në fuqi dhe procedurat standarde të punës, strukturat e Policisë kanë ndërhyrë në mënyrë proporcionale për neutralizimin e autorëve të këtyre veprimeve dhe rivendosjen e rendit.
Njëkohësisht, kanë shoqëruar 23 prej tyre për veprime të mëtejshme procedurale.Si pasojë e sulmit nga persona të maskuar, pjesëmarrës në protestë, janë lënduar 6 punonjës policie të Forcës Kombëtare të Sigurisë, si dhe një shtetase, gazetare. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore dhe procedurale për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në veprime të paligjshme gjatë këtij tubimi.
Policia e Shtetit thekson sërish angazhimin e saj për të garantuar plotësisht ushtrimin e së drejtës kushtetuese të qytetarëve për tubim paqësor dhe fton pjesëmarrësit në tubime që të mos bëhen pjesë e veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, pasi do të përballen me pasojat penale që parashikon ligji.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Tetor17:34
Përplasjet para Ministrisë së Arsimit, deputetja Koçeku thirrje ministrit Demo: Mbroni studentët
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar pas përplasjeve të ndodhura këtë të martë gjatë protestës së zhvilluar p...
AKTUALITET
13 Tetor17:27
Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Tensione të vazhdueshme, shoqërohen mbi 16 protestues
Protesta e organizuar para godinës së Ministrisë së Arsimit vijon prej tre orësh mes tensioneve të vazhdueshme. Gjatë tubimit...
AKTUALITET
13 Tetor17:26
AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës, kërkon ndërhyrjen urgjente të AMP-së dhe Prokurorisë
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas raportimeve për dhunë dhe pengim të gazetarëve gjatë p...
AKTUALITET
13 Tetor17:16
Përplasje në protestë, policia shtyn me forcë gazetarin Anesti Bajramemaj dhe operatorin
Tensionet dhe përplasjet në protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit nuk kanë kursyer as ekipin e televizionit të A2 CNN....
AKTUALITET
13 Tetor16:54
Pjesa e sipërme e Rrugës së Durrësit mbulohet nga tymi, vijojnë tensionet dhe përdorimi i gazit lotsjellës
Situata në protestën e studentëve në Tiranë vijon të shoqërohet me tensione. Pjesa e sipërme e Rrugës së Durr&...
AKTUALITET
13 Tetor16:40
Shuarja e dënimit për vrasësin e dy vëllezërve në Patos, familja Banaj kërkon drejtësi: Na vranë për herë të dytë
Familja e Ilirjan dhe Hektor Banajt në Patos janë të shokuar dhe të indinjuar me vendimin e një dite më parë të Gjykat&e...
AKTUALITET
13 Tetor16:20
U arrestua për ndërhyrjet në “Vjosë”/ Gjykata liron krahun e djathtë të Tërmet Peçit
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka lënë në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’, Lorenc Bamin, ish-shefi...
AKTUALITET
13 Tetor16:12
Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit
Ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur pranë godinës së Ministrisë së Arsimit, ku po fiksojnë provat n&eum...
AKTUALITET
13 Tetor16:00
Pamjet e dhunës nga policia ndaj protestuesve! Efektivi zvarrit dhe godet me shkop gome qytetarin
Përplasjet e ashpra gjatë protestës përpara Ministrisë së Arsimit janë shoqëruar me pamje të rënda të dhu...
AKTUALITET
13 Tetor15:52
Studentët nuk dorëzohen, grumbullohen sërish në Rrugën e Durrësit: Shqipëria e shqiptarëve!
Pas shpërndarjes me dhunë nga policia, protestuesit e rinj janë grumbulluar sërish te rruga e Durrësit.
Studentët e vijuan protes...