Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kazinoja te ‘Air Albania’/ Zbardhen fijet që të çojnë te Olsi Rama Karteli i kazinove dhe pushteti i Olsi Ramës/ Toka 320 mijë euro u vlerësua 26 milionë euro për licensimin ... Debati për operacionin e Veliajt, deputetja socialiste propozon ndryshime të ligjit “Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim... Mesazhi i fortë i Ambasadorit Wendt për rritjen e bizneseve amerikane: Të garantohet konkurenca, të investo... “Mali i Zi shumë pranë BE-së”, Von der Leyen vlerëson Shqipërinë, Costa zbulon arsyen e mungesës së Serbisë... 179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ...
AKTUALITET

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës, kërkon ndërhyrjen urgjente të AMP-së dhe Prokurorisë

P
Piranjat13 October 2026, 17:26 · 2 min lexim
AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës,

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas raportimeve për dhunë dhe pengim të gazetarëve gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke i bërë thirrje Policisë së Shtetit të ndalojë menjëherë sulmet ndaj mediave. AGSH bën me dije se, sipas raportimeve, gazetarja e Fax News, Fatime Halmusa, është dëmtuar fizikisht nga efektivët e policisë, ndërsa ekipi i A2 CNN është penguar me forcë të raportojë nga protesta.

AGSH e cilëson të papranueshme çdo formë dhune apo pengese ndaj gazetarëve në ushtrimin e detyrës dhe kërkon që rastet e raportuara të trajtohen me urgjencë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria. Gazetari Anesti Bajramemaj, së bashku me operatorin Henri Simota u shtynë me dhunë nga efektivët, teksa po raportonin drejtpërdrejt nga vendngjarja.

Reagimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i bën thirrje Policisë së Shtetit që të ndalojë menjëherë sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve. Nga raportimet e paraprake Policia e Shtetit ka dëmuar fizikisht gazetaren e FaxNews Fatime Halmusa, ndërsa ka penguar forcërisht ekipin e A2CNN për të raportuar nga protesta që po ndodh aktualisht para Ministrisë së Brendshme.

Problematika raportojnë edhe mediat e tjera.

Kjo është e papranueshme dhe meriton trajtim urgjent nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.