Nxënësi përlot sheshin: Një minutë heshtje për Martin Canin që ndërroi jetë! Rama jep dorëheqjen sa më parë
Një moment mjaft prekës është regjistruar në podiumin e protestës përpara Kryeministrisë, ku mes qytetarëve dhe akt...
Një moment mjaft prekës është regjistruar në podiumin e protestës përpara Kryeministrisë, ku mes qytetarëve dhe akt...
TIRANË- Aktivisti dhe një prej organizatorëve të protestës, Edison Lika, u ka bërë thirrje qytetarëve që t&eum...
Në javën e gjashtë të protestës, dy të rinj që kanë qenë aty prej ditëve të para shihen rastësisht n...
Eurodeputetja holandeze, Tineke Strik, ka mbajtur një fjalim kritik në Parlamentin Europian lidhur me situatën aktuale në Shqipëri. Gja...
Vetëm pak ditë para koncertit të shumëpërfolur të Ye (Kanye West) në Tiranë, organizatorët kanë publikuar nj...
Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëss...
Deklarata përfundimtare e Samitit të NATO-s në Ankara këtë vit ka qenë krejt ndryshe në lidhje me formulimin e saj krahasua...
Është publikuar struktura zyrtare e vitit shkollor 2026–2027 për sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri. Sipas urdhrit t&...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth anuloi një takim që ishte planifikuar për të mërkurën për të diskut...
THE BANKER Protestat, që janë bërë të njohura si “Revolucioni i Flamingove” në Shqipëri, nisën si...

Bërja publike e Dosjeve Shqiptare (The Albanian Files) ka sjellë dëshmi të reja që janë prova se si studiot e huaja të arkitekturës janë të lidhura ngushtë—përmes aksesit të drejtpërdrejtë që vetë prnojnë se kanë te pushteti monopol i Kryeministrit Edi Rama mbi territorin shqiptar—me një sipërmarrje të strukturuar kriminale që përfshin trafik droge, pastrim parash, kapjen oligarkike të territorit dhe shkatërrimin e peisazhit e burimeve natyrore të Shqipërisë.
Në këtë libër, siç është diskutuar tashmë gjerësisht në një sërë mediash shqiptare, këta arkitektë shpallosin hapur aftësinë e Ramës për t’i lidhur me oligarkë të pasur që të ndërtojnë kulla dhe resorte bregdetare, duke anashkaluar kuadrin ligjor për ndërtimin dhe mjedisin që arkitektët vendas shqiptarë dueht ta respektojnë me përpikëri.
Ndërsa pretendojnë pa droje se e duan panoramën natyrore të Shqipërisë, projektet e tyre tregojnë një sjellje krejt tjetër.
Botimi i Dosjeve Shqiptare është kremtim i një sistemi kastash, ku yje-arkitektët e huaj kanë lirinë të bëjnë çfarë të duan pa asnjë përgjegjësi apo pasojë, ndërsa arkitektët vendas duhet “të durojnë atë që u bie për pjesë”.
Dosjet Shqiptare është një nga dokumentet që na jep mundësinë të kuptojmë në detaje praktikat profesionale të firmave ndërkombëtare të arkitekturës në Shqipëri.
Dosjet Shqiptare u redaktua nga Anneke Abhelakh, themeluese e Studio for Unsolicited Architecture. Jo rastës8isht, ajo ishte edhe kuratorja e pavjonit shqiptar "Të ndërtosh kulturën e arkitekturës" (Building Architecture Culture) në Bienalen e Arkitekturës në Venecia 2025, e ngarkaur me këtë detyrë nga Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës Blendi Gonxhe, pa asnjë shpallje publike apo konkurim.
Shumë prej studiove të arkitekturës që kontribuan në pavionin e Bienales janë pjesë e botimit Dosjet Shqiptare, dhe shfaqen gjithashtu në një “ese filmike me metrazh të gjatë” të quajtur “Thirrjet Shqiptare” (The Albanian Calls), që shoqëron ekspozitën e Shqipërisë në Bienale.
Për të krijuar një ide mbi qëndrimet që shfaqin shumica e arkitektëve në këtë film, le të fillojmë me disa citime të shkurtra:
“Nuk Shqipëri nuk e kanë konceptin e normales, [...] ka një liri të jashtëzakonshme për të punuar atje,” na tregon Peter Wilson—i njohur ndryshe si shpërfytyruesi i Korçës.
Por ajo “liri dhe ai besimi [që të japin] janë dehëse” shton para kamerës kolegu i tij Mikel Frost, projektuesi i kullës megallomane Mali i Tiranës.
Le të shohim se si këta arkitektë janë dehur nga produkti i tyre.
Thirrjet Shqiptare përmban fragmente nga më shumë se 30 biseda që Abhelakh ka zhvilluar me studio ndërkombëtare të arkitekturës gjatë përgatitjeve për pavjonin e Venecias, të ndërthurura me pamje arkivore nga filmat Shqipëria Turistike e Mark Topallajt (1974) dhe Shqipëria 1991 e Xhovlin Hajatit dhe Reiz Çiços (1991).
Përfshirja e këtyre pamjeve është praktike dhe ka një funksion të rëndësishëm, pasi shmang nevojën për të treguar pamje të Tiranës apo bregdetit shqiptare ashtu siç ato janë sot. Shfaqja e punëve konkrete të këtyrë arkitektëve në Shqipëri do ta minonte rëndë qëllimin e filmit, që është të ekspozojë dhe të kremtojë “përparimin” e vendit.
Historia e parë, e rrëfyer nga Pablo Bofill, e prezanton publikun me mekanizmin e çuditshëm përmes të cilit shumë prej kolegëve të tij kanë përfunduar në Shqipëri:
E mbaj mend gjithmonë këtë histori. Ditën e parë mora një email, nga një adresë nga Google mail, ku thuhej, ‘kam një tokë të madhe dhe një projekt të madh në Shqipëri. Do të doja të të takoja.’ Dhe mbaj mend që iu përgjigja menjëherë, edhe pse i thashë vetes që duket [adresë] e rreme, sepse në jetën moderne ne jemi mësuar që pas çdo gjëje të ketë marka të njohura dhe faqe [profesionale] interneti e kështu me radhë. Në këtë rast nuk kishte asgjë nga këto.
Thjesht iu përgjigja: ‘Ju lutem, ejani.’ Ai më kishte shkruar se do të donte të vinte dhe unë e pyeta: ‘A jeni i lirë të hënën?’ Ishte e enjte ose e premte. Ai u përgjigj: ‘Po, jam i lirë të hënën, do të jem në zyrë të hënën.’
Ai erdhi. Qendroi në një hotel shumë të keq pranë zyrës sonë, në periferi të Barcelonës. Erdhi dhe kështu filloi kjo histori.”
Tokë e madhe, para të mëdha, asnjë faqe interneti dhe një hotel shumë i keq. Tingëllon vërtet shumë e besueshme!
Ky rrëfim nga Thirrjet Shqiptare duhet lexuar krahas historisë tjetër të Bofillit për mënyrën se si u njoh ai me Shqipërinë, të cilën e ka treguar në Dosjet Shqiptare.
Kur pyetet se si u prezantua për herë të parë me Shqipërinë, Bofill shkruan:
Fillimisht u ftuam nga Edi Rama në atë që mendonim se ishte një takim me një politikan. Mbërritëm në një godinë zyrtare ku, shumë shpejt, u bë e qartë se në fakt po takonim një artist. Edi na shëtiti nëpër ambiente sikur të ishte një studio e hapur, duke na shpjeguar historinë e qytetit dhe të vendit, të rrethuar nga veprat e tij dhe të artistëve të tjerë.
Kemi kështu dy histori të Bofillit për mënyrën se si “u ndesh” me Shqipërinë, secila me problemet e veta.
Por rezultatet e ëndrrave të Bofillit janë të dokumentuara qartë, edhe pse ai nuk i përmend emrat e klientëve të tij në Dosjet Shqiptare.
Po përmend vetëm dy prej tyre: vila “No. Red”, e projektuar nga Bofill për qeverinë e Ramës, është e mbuluar me dyshime për abuzim me fondet publike, ndërsa Barcelona Tower është pronë e oligarkut Besnik Bami, emri i të cilit përmendet në dosjen e SPAK-ut kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku si përfitues i tenderëve qeveritarë në mënyrë të paligjshme.
Një tjetër histori klasike vjen nga Winy Maas i MVRDV-së, i cili thuajse çdo ligjëratë për punën e tij në Shqipëri e nis me ide të romantizuara mbi kulturën shqiptare të kafeneve, ndaj po e lë mënjanë këtë pjesë. Ai thotë:
“[P]ati takime me shumë miq e njerëz, ku flisnim drejtpërdrejt jo vetëm për arkitekturën, por edhe për atë se çfarë duhet të jetë shteti, si duhet trajtuar strehimi, si duhen trajtuar tokat e zënë, pra mungesa e pronësisë mbi tokën. Pastaj [Rama] më pyeti menjëherë: ‘Si do ta zgjidhje ti këtë?’ Dhe unë i thashë: ‘Unë jam arkitekt. Interesante.’
Vërtet “interesante”, sepse Maas është arkitekt dhe jo specialist i së drejtës shqiptare të pronës apo i veçantive të rishpërndarjes së tokës gjatë periudhës komuniste. Sigurisht, Maas nuk ka asnjë ide se si mund të zgjidhen këto probleme dhe nuk ka dhënë asnjë kontribut konkret në këtë drejtim.
Në vend të kësaj, ai ka projektuar kulla gjigante për oligarkë si Shefqet Kastrati, emri i të cilit, përmendet në zhvillimin e planifikuar në Zvërnec, zhvillim që është nën hetim nga SPAK.
Por thelbi është ky: Rama ushqen egot e fryra të këtyre arkitektëve, duke i bërë të mendojnë se po kontribuojnë realisht në përparimin dhe zhvillimin e Shqipërisë.
Ajo që ata nuk arrijnë (ose nuk duan) të kuptojnë është se nga ky zhvillim përfiton vetëm një grup shumë i vogël njerëzish—pikërissht ata për të cilët këta arkitektë projektojnë kulla dhe resorte.
Të gjithë të tjerët paguajnë koston e këtij ‘zhvillimi’ në formën e rritjes së çmimeve të pronave dhe shtrenjtimit të jetesës.
Disa arkitektë kanë arritur të kuptojnë se ka një dimension ekonomik në gjithë këtë histori, por askush nuk duket se e kupton saktësisht se si funksionon ky mekanizëm.
Sam Chermayeff—i cili projekton kulla për një kompani ndërtimi me praktika abuzive, të lidhur me deputetin socialist Xhemal Qefalia—thotë:
Tani që e njoh pak më mirë, më ka lindur ideja se në këtë mënyrë mund të mblidhen para për të gjithë sistemin. Kam arritur të kuptoj se i gjithë sistemi lidhet pjesërisht me strehimin, por pjesërisht edhe me Edin që do të sjellë para në Shqipëri. Ka të bëjë me sjelljen [e parave nga jashtë], më kupton? Në fund të fundit, kjo është ajo që bëhet.”
Ai e do arkitekturën dhe ka bashkuar diçka që ai e do me diçka që sjell para për shtetin, gjë që është shumë e rëndësishme. Unë përgjithësisht besoj te shteti dhe besoj tek pozicioni (ndalet, prek hundën, sheh larg) socialist i Edit...
Në fillim të duket si një gjë e çmendur neoliberale, por nuk është. Klientët tanë duhet të paguajnë taksa. Ne jemi këtu sepse ata duhet të paguajnë 12 për qind taksë kur marrin lejen e ndërtimit, taksë bazuar në çmimin real të tregut të një ndërtese që ende nuk është projektuar plotësisht.
Nuk di nëse duhet qeshur apo qarë kur dëgjon të rritur që flasin në këtë mënyrë (“pozicion socialist”?!), por fatkeqësisht për ne, Chermayeff nuk e ka mbaruar ende “analizën” e tij:
Ata po marrin investime nga jashtë dhe po i përdorin për të financuar shtetin. Kjo është shumë, shumë e thjeshtë dhe shumë, shumë e zgjuar. Nëse e sheh në këtë mënyrë, nga njëra anë tingëllon e çmendur dhe e rrezikshme. Dhe është e çmendur dhe e rrezikshme. Urbanistikisht, nuk e dimë vërtet se çfarë do të sjellin këto 64 projekte.
Mund të thuash: ‘Hej, duhet të ndërtojmë rrugët më parë dhe ndërtesat më pas.’ Por nëse ndërtesat paguajnë për rrugët... Atëherë... Në fund të fundit, me siguri do të ketë disa gjëra të shëmtuara dhe disa situata urbanistike që nuk do të funksionojnë. Dhe shpresoj që unë të mos jem pjesë e tyre.
Chermayeff e di se rrjeti rrugor i Tiranës dhe mungesa e një sistemi funksional të transportit publik nuk mund ta përballojnë dendësinë e shtuar që sjellin kullat që ai projekton. Por, hej, ai “shpreson”, si të thuash, të mos jetë “pjesë e atyre... gjërave të shëmtuara”.
Ai flet për “situata urbanistike që nuk do të funksionojnë” sikur të ishin një bezdi e vogël, ndërkohë që qytetarët e Tiranës e dinë shumë mirë se do të mbeten për dekada me infrastrukturë jofunksionale, mungesë uji 24 orë dhe pasoja të pafundme negative për shëndetin.
Olga Bolshanina, nga Herzog & de Meuron, studio që vendosi të “rinovojë” Pallatin e Kongreseve duke ndërtuar një kullë mbi të, shpreh gjithashtu “njëfarë frike nëse do të ketë mjaftueshëm banorë për t’i mbushur të gjitha këto kulla banimi”.
Pa e kuptuar, disa prej arkitektëve i afrohen në mënyrë të habitshme së vërtetës. Për shembull, Jeanne Gang, e cila ka projektuar një kullë vezulluese për t’u ndërtuar në mes të oazit të fundit të mbetur të Tiranës, Parkut të Liqenit Artificial, thotë:
“Nuk është një vend që ka aq shumë pasuri sa njerëzit thjesht duan t’i parkojnë paratë e tyre diku në arkitekturë dhe ta përdorin arkitekturën si një lloj marketingu luksoz.”
Por pikërisht ky është thelbi i arkitekturës së kullave të larta në Shqipëri (përveçse një mjet për pastrim parash): një “marketing luksoz” që Rama ta përdorë për të krijuar imazhin e përparimit, ndërkohë që Shqipëria shitet duke ja u rrëmbyer qytetarëve të saj.
Matteo Frangi nga studio 51N4E, firma pionere e asaj që mund të quhet shfrytëzimi arkitektonik i Shqipërisë, i afrohet disi më shumë thelbit, por nuk arrin të gjejë fjalën e duhur:
Lëvizja e tij është një lëvizje politike—ai fton arkitektët më të mirë të Evropës për të projektuar. Dhe në momentin që dikush është kundër teje ose dëshiron të ankohet për atë që ti po bën, ti mund të lash duart duke thënë: ‘Shikoni, unë thirra arkitektët më të mirë. Kush jeni ju që të gjykoni atë që bën arkitekti më i mirë?’ Pra është edhe një çështje ë... ëë... ëëë... Si të them, ëëë?”
…propagande, Matteo. Kjo është fjala që po kërkon me aq dëshpërim.
Përveçse zbulojnë sa të ndërthurura janë praktikat e këtyre arkitektëve ndërkombëtarë me programin politik të Ramës, si edhe iluzionet e tyre madhështore nga të cilat duket se vuajnë kolektivisht, ajo që del qartë nga të gjitha bisedat e tyre është ndikimi i jashtëzakonshëm i kryeministrit në të gjithë procesin e formësimit të peizazhit urban dhe natyror të Shqipërisë—një ndikim që shkon përtej kufijve të shtetit ligjor.
Elizabeth Diller e përshkruan me të drejtë këtë si një “strategji kuratoriale”:
Kjo është ajo që e dallon Edi Ramën, ndoshta nga politikanët e tjerë: ai është artist. Kështu që e kupton këtë proces. Nuk është shumë i ndryshëm nga njerëzit që bashkëpunojnë për krijimin e veprave arkitekturore. Prandaj, në njëfarë kuptimi, ekziston një lloj strategjie kuratoriale që kryeministri sjell në këtë proces.
Dhe kjo strategji kuratoriale nënkupton përfshirjen e kryeministrit, që supozohet të drejtojë vendin, deri në vendimmarrjen për lartësinë e hollit të një ndërtese, siç rrëfen Wilfried Kuehn:
E dini, në Frankfurt politikanët [vendim-marrës] mbajnë anën e bankierëve [finances] dhe ju përfundoni me një holl tre metra të lartë. Ndërsa në Tiranë ke një kryeministër që të mbështet dhe të thotë: ‘Ne do të kemi një holl gjashtë metra [të lartë].’
Arkitektët, në fakt, nuk ua paraqesin projektet vetëm zhvilluesve. Siç e pranon hapur Charles Renfro (që punon me Diller), Rama i shqyrton personalisht të gjitha projektet.
“Prandaj mendoj se Edi Rama e ka pushtetin, në këtë kuptim. Ai tha: ‘Jo më gjëra kot. Nëse do të ndërtoni, duhet ta bëni sipas mënyrës sime.’ Dhe mendoj se kjo është një lëvizje e mirë.'
Herë pas here, Rama paraqitet si mbrojtësi i arkitektëve përballë forcave të dhunshme të kapitalizmit të tregut. Chris Precht, i cili projektoi “Kopshtin e Edenit” privat të Ramës, me një pagesë nga buxheti i shtetit që ende mbahet e sekret, shprehet:
Në çdo vend tjetër do të të hanin peshkaqenët. Këtu përpiqen të të hanë peshkaqenët, por ti je pas xhamit. Dhe kjo ndonjëherë ndihmon shumë.
Edhe një herë Dilleri: “Unë shoh këtë lloj tensioni interesant dhe negociate që zhvillohet mes kryeministrit dhe zhvilluesve për të bërë gjënë e duhur.”
A pyet veten ndonjëri prej këtyre arkitektëve se çfarë ndodh në këto “negociata” mes kryeministrit dhe zhvilluesve?
A pyet veten qoftë edhe për një çast nëse një gjë e tillë është e shëndetshme në një demokraci?
Wilson, një nga arkitektët e parë që punoi në Shqipëri, e përshkruan shumë qartë sistemin e klasave të arkitektëve që është zhvilluar nën qeverisjen e Ramës:
“Mendoj se ky është avantazhi i Shqipërisë, ose ndoshta privilegji që kemi ne si arkitektë të huaj: mund të kalojmë drejtpërdrejt nga roli ynë si projektues te bisedat me politikanët, të cilët mund të marrin vendime të vetëm. Kur u tregoj arkitektëve të tjerë në Gjermani për procesin e planifikimit në Shqipëri, ata bëhen shumë ziliqarë.
Ekzistojnë dy sisteme paralele. Njëri është ai ku paraqet një aplikim në zyrën normale të planifikimit dhe procesi është shumë i gjatë. Pastaj ekzistojnë kufizimet që burojnë nga plani rregullues kombëtar. Ndërsa mënyra tjetër është të shkosh drejtpërdrejt te Edi Rama. Dhe, nëse atij i pëlqen projekti, atëherë ai merr lejen.”
Edhe Olaf Schmidt (i cili ka projektuar një tjetër kullë për oligarkun Kastrati) bie dakord:
“Mendoj se e gjithë kjo dinamikë është shumë interesante dhe e pazakontë. Nuk kam punuar kurrë më parë në një kuadër të tillë, ku ke një klient, por ke edhe një person si Edi Rama, i cili në thelb është forca shtytëse që i detyron zhvilluesit të zgjedhin arkitektë të caktuar si kusht për të ndërtuar, ose për të ndërtuar me një madhësi të caktuar në parcelat që kanë në dispozicion. [...]
Dua të them, për sa i përket parcelës sonë konkrete, ajo që dëgjuam ishte se leja ekzistuese e zonimit lejonte vetëm një ndërtesë pesëkatëshe. Çdo gjë përtej kësaj kërkonte një leje të veçantë. Nuk e di mekanizmin e saktë se si do të ndodhte kjo në fund, por është e qartë se bekimi i Ramës është një element kyç. [...] Me një fjalë, një njeri i vetëm mund ta bëjë që ko gjë të ndodhë, apo jo?”
Martin Sobota nga Cityförster, i cili punoi në projektin e Gjikurisë në Dhërmi, e përmbledh shkurt:
“Ekziston një plan i miratuar zhvillimi, që përcakton dendësinë, funksionet dhe të gjithë koeficientët. Kjo vlen si për jugun, ashtu edhe për Tiranën. Por në fakt nuk ka rëndësi për projektin tënd, sepse kushdo mund të sigurojë një përjashtim.”
Përjashtimi, sigurisht, vjen drejtpërdrejt nga Rama.
Një arkitekt aziatik, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, e konfirmon këtë duke qeshur:
“Edi Rama, në një moment, tha se zhvilluesi donte të ndërtonte 90 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi në një parcelë prej rreth 13 hektarësh. Pastaj bëri shpejt një llogaritje në kokë dhe tha: ‘Kjo është shumë. Mos e dëgjo zhvilluesin. Ajo që ka rëndësi është ajo që ti mendon se është e bukur për këtë vend. Mendoj se duhet të jetë rreth 50 mijë’, ose afërsisht gjysma.
U habita shumë. Mendova: ‘A është e vërtetë kjo? Kjo nuk ndodh në botën kapitaliste.’”
Vërtet nuk ndodh. As nuk ndodh në një demokraci funksionale.
Nëse Edi Rama është vërtet “forca shtytëse” që mund t'i detyrojë zhvilluesit të “zgjedhin arkitektë të caktuar”, atëherë duhet pyetur seriozisht se me çfarë pushteti është në gjendje ta bëjë këtë.
Ky pushtet është qartazi përtej shtetit ligjor, përtej rregullave të konkurrencës së ndershme në ekonominë e tregut. Shumë pak shpjegime ekzistojnë për mënyrën se si dhe arsyen pse Rama ka qenë në gjendje të veprojë në këtë mënyrë.
Është detyrë e drejtësisë shqiptare (dhe e të gjitha sistemeve gjyqësore në vendet ku ushtrojnë aktivitet arkitektët e cituar më sipër) ta zbulojë këtë./ Exit.al
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për p&e...
Në kursin e këmbimit valutor sot, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërkoh&eu...
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë mbrëmjen e kaluar në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himar&eu...
Së fundmi vendi mbylli një program pothuajse dhjetëvjeçar të financuar me një kredi nga Banka Botërore për zhvillimi...
Pak ditë para koncertit të Ye në Tiranë, narrativa publike mbetet e ndarë. Nga njëra anë, kryeministri flet për nj&eum...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kth...
Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vë...
Protesta e 38-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Qytetarët pas tubi...
Daniel Gjura, zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, që më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit, si dhe kandidoi për de...
TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit. N&e...