Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Puka pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar VIDEO/ Reshje shiu intensive, rrugët e Tiranës mbushen me ujë Puka pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, defekti përsëritet për herë të dytë brenda javës... Alarm në Rumani/ Ngrihen në fluturim dy avionë luftarakë dhe dy helikopterë të NATO-s pranë kufirit me Ukra... Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Brigitte Macron në qendër të një skandali! Akuza për ngacmim seksual dhe pre... Reshje shiu dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit për sot “The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tron... Jo vetëm mishi sintetik, edhe ushqimet me bazë insektesh mund të hyjnë në tregun shqiptar Gati 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar Horoskopi/ Një ditë plot emocione, fat dhe vendime të rëndësishme për 12 shenjat! Përshkallëzim i rrezikshëm/ Avioni luftarak suedez sulm raketës ruse në Poloni, moti i keq prish planet e p... EMRI/ I riu shqiptar “tap” sulmon 5 efektivë policie në Maltë dhe i ngrihen 9 akuza
SOCIALE

Mot i kthjellët, ja sa pritet të shkojnë temperaturat këtë të shtunë

P
Piranjat 4 July 2026, 07:56 · 2 min lexim
Mot i kthjellët, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

Këtë të shtunë, moti do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vendin tonë. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të nisë me kthjellime, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites do të ketë shtim të vranësirave në një pjesë të territorit.

Reshjet e shiut pritet të përqendrohen kryesisht në zonat malore të lindjes dhe juglindjes, ku do të shfaqen në formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në disa zona nuk përjashtohet edhe rënia e breshërit.

Pas orëve të pasdites, moti pritet të përmirësohet gradualisht, duke dominuar kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në 17°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 34°C, duke ruajtur vlerat tipike të stinës së verës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga Verilindja në Veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginore, herë pas here, era pritet të forcohet deri në 12 m/s.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 24 / 32 °C

në vendet e ulëta: 21 / 35 °C

në vendet malore: 16 / 28 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në momente të caktuara në zonat malore dhe bregdet deri e fortë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.