“Rama dhe 85 deputetët duhet të paguajnë çmimin e tradhtisë”, Tedi Blushi: Kuvendi i krimit vulosi falimentimin e tij!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pas miratimit të Reformës Territoriale n&...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pas miratimit të Reformës Territoriale n&...
Malo kërkon të mos nisë menjëherë vuajtjen e dënimit me argumentin se ka dy fëmijë të mitur, një vajzë ...
Në politikë, jo çdo rebelim përfundon në përballje dhe jo çdo qëndrim i fortë mbijeton deri te kutia e votimit....
Policia polake ka arrestuar 10 persona, kryesisht adoleshentë, pas kërcënimeve për sulme ndaj shkollave, ndërsa vendi është...
Një e-mail kërcënues është dërguar ditën e sotme në disa institucioneve në vend. Gjithashtu është ngrit...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike kanë shkaktuar defekte në linjat e furnizimit me energji elektrike du...
Zbardhen detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes, 9 Tetor, ku një sasi lë...
Valentin Ftoni, i arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas dekadash në kërkim, është dënuar në Shqipë...
Një mesazh kërcënues i dërguar në adresat zyrtare të disa institucioneve në Shqipëri ka ngritur shqetësime pë...
Një alarm për bombë është ngritur gjatë mbledhjes së prokurorëve, pas mbërritjes së një emaili kërc&...

Rezerva valutore është rritur më tej gjatë muajve të verës dhe ka arritur një rekord të ri historik. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e mjeteve të rezervës në fund të muajit gusht arriti në më shumë se 8.4 miliardë euro, në rritje me 15.1% që nga fillimi i vitit 2026 dhe me 18.7% me bazë vjetore.
Rritja e vazhdueshme e vlerës së rezervës valutore besohet se po mbështetet sidomos nga blerjet e konsiderueshme të valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për tre muajt e parë të vitit 2026 Banka e Shqipërisë bleu rreth 140 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.
Kjo ishte vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, blerjet e valutës janë rritur me 320%.
Ndërkohë, blerjet besohet se kanë qenë në shifra shumë të mëdha edhe gjatë muajve në vazhdim, në përgjigje të forcimit të vazhdueshëm të Lekut në kursin e këmbimit me Euron.
Pavarësisht blerjeve të mëdha të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka vijuar rënien dhe ka prekur një rekord të ri historik pranë nivelit të 91.4 lekëve, në muajin shtator, ndërsa aktualisht ndodhet shumë pranë atij niveli.
Në periudhën 2024-2025, Banka Qendrore bleu më shumë se dy miliardë euro në tregun e brendshëm valutor, me qëllim për të frenuar forcimin e vazhdueshëm të Lekut në kursin e këmbimit.
Megjithatë, ndryshimi i vlerës së rezervës në valutë të huaj nuk është i lidhur vetëm me volumin e investimeve të reja, por edhe lëvizjet e çmimit të instrumenteve financiare dhe metaleve të çmuara në tregjet ndërkombëtare.
Në fund të muajit gusht, titujt e borxhit përbënin 80% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin afërsisht 12% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend.
Misioni i FMN për Shqipërinë, në deklaratën e fundit, të vitit 2025, megjithatë, i rekomandonte Bankës së Shqipërisë një qasje më të kujdesshme në rritjen e mëtejshme të rezervës valutore. Sipas misionit të FMN-së, përfitimet nga akumulimi i rezervave duhet të peshohen ndaj kostove oportune në rritje, rreziqeve të normave të interesit dhe humbjeve të mundshme nga rivlerësimi valutor.
Rritja e rezervës valutore ka sjellë kosto të konsiderueshme në bilancin e Bankës së Shqipërisë, si rezultat i forcimit të kursit të këmbimit të monedhës vendase. Për vitin 2025, humbjet neto nga ndryshimet e kurseve të këmbimit kishin vlerën e 24.1 miliardë lekëve. Humbjet në këtë zë u rritën me 79% krahasuar me një vit më parë./MONITOR
Shqipëria nuk ka përmbushur ende detyrimin për krijimin e rezervave emergjente të naftës, ndërsa qeveria po përgatit kalimi...
Pas orëve të gjata diskutimesh Kuvendi miratoi sot reformën e re administrativo-territoriale me 85 vota pro. Reforma nuk mori konsensusin e opo...
Dita e sotme pritet të dominohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të...
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Sarandë–Skërficë, vetëm pak metra larg...
Dyshohet se ka humbur kontaktet me familjarët dhe personat e afërt Inez Hajrulla, një prej personave të shpallur në kërkim nga SPA...
Një anëtar i një bande kriminale nga Glasgou, i cili furnizonte dhe shiste kokainë dhe kanabis, është fshirë nga regjistri i ...
Mane Driza, 48 vjeç, është vrasësi serial shqiptar që vrau 5 persona në 3 shtete të ndryshme brenda më pak se 3 viteve...
Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe, ...
Protesta e 131-të ka vijuar sot me një format ndryshe nga herët e tjera, duke u zhvendosur pranë godinës së Parlamentit, ku po zhv...
Protestuesit në këto momente janë përpara parlamentit, teksa në Kuvend pritet të kalojë projektligji për reformën e...