Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

Rrebeshe dhe rënie temperaturash, ja si do të jetë moti në ditët në vijim

P
Piranjat23 September 2026, 11:03 · 2 min lexim
Rrebeshe dhe rënie temperaturash, ja si do të jetë moti në

Sipas parashikimit të meteorologes Tanja Porja, dita do të mbizotërohet nga mot i qëndrueshëm dhe me diell, me temperatura maksimale që nuk do të kalojnë 26 gradë celsius.

Në zonat malore, veçanërisht në veri dhe verilindje, temperaturat minimale do të zbresin deri në 4 gradë celsius.

ndërkohë meteorologia tha se ndryshimi i motit pritet të premten, kur një masë ajrore më e ngrohtë dhe e lagësht nga jugu do të sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Sa i përket temperaturave, mëngjeset do të mbeten të ftohta, ndërsa gjatë fundjavës pritet një rritje graduale e vlerave maksimale.

Sipas saj luhatjet e forta të temperaturave, veçanërisht në orët e para të ditës, mund të favorizojnë përhapjen e virozave sezonale.

“Reshjet do të jenë kalimtare dhe do të vijojnë pjesërisht edhe gjatë paradites së të shtunës, kryesisht në zonat lindore dhe juglindore. Do kemi rënie drastike të temperaturave.

Nga pjesa e dytë e së shtunës, si dhe gjatë së dielës e të hënës, moti do të përmirësohet sërish me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

Që nga dita e djeshme, por edhe në vijim deri të hënën, kryefjala e kushteve të motit përveç vranësirave dhe rrebesheve që presim ne shumë pranë fundjavës janë rënie drastike të vlerave termike kryesisht dhe më të theksuar në orët e para të ditës.

Prandaj dhe mund të jetë një periudhë e cila favorizon virozat. Të dielën termometri do të arrijë deri në 27°C, ndërsa të hënën deri në 28°C”, tha Porja.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.