Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

Muzhaqi: “E kemi dorëzuar shtetin”, eksperti ngre akuza për lidhje të politikës me krimin

P
Piranjat23 September 2026, 09:52 · 8 min lexim
Muzhaqi: “E kemi dorëzuar shtetin”, eksperti ngre akuza

Në një intervistë për "Ora News", eksperti i çështjeve të sigurisë, Ergys Muzhaqi, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke theksuar se institucionet e shtetit i janë dorëzuar plotësisht strukturave kriminale dhe krimit të organizuar.

Ai ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke e cilësuar situatën si një tjetër rast që ngre pikëpyetje të forta mbi sigurinë dhe funksionimin e institucioneve.

Muzhaqi tha se rasti, sipas tij, tregon për një cenim serioz të institucioneve shtetërore dhe ngriti pretendimin se krimi i organizuar ka krijuar lidhje me struktura të pushtetit.

prej vitit 2013. Bëhet fjalë për një sistem të mirëorganizuar, ku operohet paralelisht në të gjitha fushat korruptive, duke lënë institucionet në duart e personazheve problematike.

"E kemi dorëzuar strukturave kriminale, e kemi dorëzuar krimit, minimalisht të organizuar, edhe nuk e dimë nëse ka lidhje të tjera të cilat shfrytëzohen".

Duke iu referuar qeverisjes së Edi Ramës, Muzhaqi e vendosi rastin në një kontekst më të gjerë, duke e lidhur me atë që ai i cilësoi si një seri skandalesh të përsëritura. Sipas tij, problemi nuk qëndron vetëm te një rast i veçantë, por te mënyra se si funksionojnë disa institucione dhe marrëdhëniet mes politikës dhe krimit.

Eksperti i sigurisë ngriti gjithashtu akuza për ndikimin e grupeve kriminale në emërimet dhe funksionimin e strukturave shtetërore.

“Politikanët edhe pushtetarët janë ata që zënë radhën para krimit”, deklaroi Muzhaqi, duke pretenduar se lidhjet me krimin e organizuar janë kthyer në një faktor ndikues në jetën publike.

Muzhaqi u ndal edhe te roli i SHISH-it, duke thënë se zhvillime të tilla dëmtojnë besueshmërinë e institucioneve shqiptare, veçanërisht në një kohë kur Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka një rol të rëndësishëm në rajon.

Sipas tij, pasojat nuk lidhen vetëm me sigurinë kombëtare, por edhe me imazhin ndërkombëtar të vendit dhe besimin e qytetarëve te institucionet.

Në fund, eksperti e lidhi situatën edhe me emigracionin dhe largimin e shqiptarëve nga vendi. Ai pretendoi se rreth 1 milion persona janë larguar gjatë viteve të qeverisjes së Partisë Socialiste, duke e paraqitur këtë si një tjetër pasojë të problemeve që, sipas tij, kanë prekur vendin.

Ergys Muzhaqi: Tregon që ne shtetin e kemi dorëzuar. E kemi dorëzuar strukturave kriminale, e kemi dorëzuar krimit, minimalisht të organizuar, edhe nuk e dimë nëse ka lidhje të tjera të cilat shfrytëzohen.

Kjo ishte e thënë teorikisht pra, si deduksion, si konkluzion pas përfundimit të kësaj që ka ndodhur.

Pastaj po të hyjmë pak më thellë, kjo nuk është fillimi i skandaleve të mëdha që e kanë shoqëruar qeverinë Rama që nga 2013-a e në vazhdim.

Hajde le të themi 2014-a t'i bëjmë qejfin opinionit publik, kur kanë filluar me u shfaq realisht se çfarë ishin. Kjo është vazhdë e skandaleve të rënda, që ndodhin vazhdimisht. Pra jo me intervale të gjata, ndodhin vazhdimisht, pse? Sepse të gjitha janë organizuar qartazi, pra dukshëm, janë organizuar dhe operohet njëherazi në të gjitha fushat korruptive, në të gjitha fushat problematike, nga grupacioni që e drejton kryeministri Edi Rama. Tashmë është e qartë.

Pra është e qartë besoj edhe për opinionin publik po e po, por edhe për atë grup patronazhistësh që me vetëmohim mbyll sytë edhe thotë jo se ne kemi kryeministrin dhe qeverinë e mirë. Pra është super e qartë se çfarë operacionesh makabre, përvetësuese, vjedhëse, shpërdoruese të të mirave tona publike bëhen nga ky grup. Dhe tashmë është e qartë se sa keq është lënë shteti, pra institucionet shtetërore në duart pikërisht të personazheve problematike apo personazheve që i përgjigjen lidhjes së pushtetit, pra politik me krimin.

 Shiko, është fakt që probleme të tilla ka në vende të ndryshme të botës, edhe në vende shumë të zhvilluara ka. Por ka një devizë e cila nuk ndryshon. Është përherë krimi ai që përpiqet të mbijetojë, edhe që përpiqet të përvetësojë diçka sado pak apo çfarë më shumë me mënyrat e veta prej pushtetit dhe prej politikës.

A jemi të qartë, a biem dot dakord që në Shqipëri kjo është krejtësisht e përmbysur?

A biem dot dakord që politikanët edhe pushtetarët janë ata që zënë radhën para krimit për të futur emrin në listë deputeti? Për të futur veten e vete drejtoria, me i dhënë Kadastra, me i dhënë ku di unë, një strukturë shtetërore. Unë besoj që këtë tashmë veç po s'pate sy ta shikosh, se në Shqipëri pikërisht kjo ndodh.

Nuk mund të marrësh dot punë në qoftë se nuk ke lidhje me krimin e organizuar, ku më shumë e ku më pak, pavarësisht nivelit të punës që ke. Edhe pastaj kalon te politika, edhe politikanët vetë kalojnë te krimi. Pra është një shkatërrim i cili jo vetëm na rrezikon shtetin, që është gjëja më e madhe, pra strukturën tonë shtetërore, të brendshmen tonë. E dyta na rrezikon fuqishëm në skenën e arenës ndërkombëtare, ku ne jemi vend anëtar i NATO-s, pra vend me pozita dhe me përgjegjësi të shtuara jo vetëm në rajon por në tregun e zhvillimeve globale.

Ne jemi një vend kyç në rajonin tonë, pra shumë i rëndësishëm, dhe që ky rajon hera-herës kujtojmë dy luftërat botërore, aktualisht me përplasjen e vazhdueshme që ka Rusia me Ukrainën,pra me Shtetet e Bashkuara Europiane, vendi jonë merr posaçërisht një rëndësi të veçantë. Dhe që të gjitha këto zbehen për shkak të mosbesueshmërisë të qartë të papastër të institucioneve tona shtetërore, në rastin konkret edhe të SHISH-it.

Dhe e treta që është për të ardhur keq, përveç manipulimit të opinionit publik, përveç përvetësimit dhe shkatërrimit të taksave të qytetarëve tanë, vjedhjes qartazi të tyre apo shpërdorimit qartazi të tyre, kemi dhe një dimension të dhimbshëm njerëzor. Ku vendi vazhdon të shpopullohet me ritme galopante. Kemi rreth të vlerësuar 1 milion njerëz që kanë ikur gjatë këtyre mandateve të qeverisjes së Partisë Socialiste me Edi Ramën. Dhe kemi vazhdimisht tendencën e njerëzve për të ikur, pse? Sepse rasti i fundit, pra skandali i fundit që ka dalë, jo se nuk ka qenë aty por së fundmi u bë publik.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.