Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

Masa e arrestit nga SPAK për kreun e SHISH shkakton përplasje te “Ligjet”/ Bylykbashi: Sistem i krimbur. Korreshi: Sot ka rënë shteti!

P
Piranjat23 September 2026, 10:35 · 3 min lexim
Masa e arrestit nga SPAK për kreun e SHISH shkakton përplasje te

Debati për reformën territoriale është shoqëruar me përplasje të forta në Komisionin e Ligjeve, pas lajmit për masën e ‘arrestit shtëpiak’ të dhënë nga SPAK pët kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Kjo e fundit u pezulla dhe nga detyra. Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi kërkoi që Kuvendi të mblidhet për të diskutuar situatën e krijuar pas arrestimit të drejtuesit të SHISH. Sipas tij, bëhet fjalë për një zhvillim që prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe kërkon reagim institucional të Parlamentit.

“Parlamenti duhet të mblidhet pas arrestimit të kreut të SHISH”, deklaroi Bylykbashi, duke e cilësuar situatën si tepër të rëndë. Ai vijoi me kritikat ndaj institucioneve shtetërore, duke thënë se “janë infektuar të gjitha qelizat e shtetit” dhe se “shteti është i krimbur”. Nga mazhoranca, kreu i komisionit, Ulsi Manja kërkoi që Komisioni të vijojë me rendin e ditës dhe të shqyrtojë projektligjin për reformën territoriale.

“Duhet të ecim me rendin e ditës. Projektligji është i rëndësishëm”, u shpreh Manja, ndërsa theksoi se veprimet e SPAK janë pjesë e funksionimit të institucioneve në një shtet demokratik. Edhe deputeti i PD-së Saimir Korreshi kundërshtoi vijimin normal të mbledhjes, duke ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e institucioneve në një situatë që ai e lidhi me sigurinë kombëtare. “A ka prioritete ky shtet kur bie siguria kombëtare?”, pyeti Korreshi. Ai iu drejtua gjithashtu mazhorancës me pyetjen nëse kishte dijeni për vendndodhjen e Presidentit Bajram Begaj, duke thënë: “Bajram Begaj, dini gjë ku është?”. Korreshi kritikoi edhe mënyrën se si po trajtohej reforma territoriale, duke pretenduar se vendimmarrja për të ishte bërë më herët dhe se diskutimi në Komision ishte i panevojshëm.

“Ju keni vendosur për territorialen, na e sillni këtu kot”, tha ai. Duke iu rikthyer arrestimit të kreut të SHISH, Korreshi e cilësoi situatën si një zhvillim jashtëzakonisht të rëndë. “Arresti për kreun e SHISH, ka rënë shteti sot, e dini apo jo?”, u shpreh deputeti gjatë debatit. Mbledhja e Komisionit të Ligjeve vijoi mes përplasjeve politike, ndërsa në rendin e ditës ishte prezantimi dhe shqyrtimi i projektligjit për reformën territoriale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.