Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027 PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin “Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i sigurohet dokumentacioni shëndetësor Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim Profesionet e lira kundër uljes së pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese... Meta: Jam kërcënuar për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese Zelensky i prerë nga Dublini: Nuk ka lëshime territoriale në Donbas, SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën Meta gjobitet nga rregullatori britanik i medias për pasaktësi të përsëritura në të dhënat e WhatsApp Busin... Shkrumbohen 7 autobusë në Gjermani, dëme rreth 2 mln euro
AKTUALITET

Shtyhet për 15 tetor seanca ndaj Metës e Kryemadhit, Meta: Konflikti me avokatët është i stisur

P
Piranjat 1 October 2026, 11:55 · 2 min lexim
Shtyhet për 15 tetor seanca ndaj Metës e Kryemadhit, Meta: Konflikti

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 15 tetor seancën e radhës në procesin ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, pasi nuk ishte e mundur vijimi i gjykimit. Në përfundim të seancës, gjykata gjobiti avokatët me nga 5 mijë lekë, ndërsa pezulloi edhe afatet e masës së sigurimit ndaj Ilir Metës.

 Vetë Meta kundërshtoi vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit, duke deklaruar se ka qenë i pranishëm në proces që prej ditës së parë dhe se nuk është ai shkaku i përplasjes mes avokatëve dhe gjykatës.

“Sikurse e dini nga përvoja në këtë çështje, ashtu sikurse edhe prokurorët e dinë, unë kam qenë i pranishëm që prej ditës së parë. Në mënyrë abuzive përdoret mungesa e avokatëve për pezullimin e afateve të paraburgimit, në mënyrë që të mos më njihet asnjë ditë burg”, deklaroi Meta. Ai tha se nuk e kupton konfliktin mes avokatëve dhe gjykatës dhe se nuk mund t’u kërkojë mbrojtësve të tij të ndërmarrin veprime që mund t’u kushtojnë licencën.

“Unë nuk mund t’i kërkoj avokatit tim të humbasë licencën. E kundërshtoj kërkesën e prokurorisë që të pezullohet ecja e afateve të paraburgimit. Unë jam këtu dhe jam që të vijojë gjykimi, ose ndryshe ky konflikt është i stisur”, u shpreh ai.

 Meta shtoi se për këtë situatë ka kërkuar edhe ndërhyrjen e Kuvendit, duke theksuar se, sipas tij, nuk është ai shkaku i konfliktit të krijuar.

Në mungesë të kushteve për vijimin e seancës, Gjykata e Posaçme vendosi ta shtyjë procesin për 15 tetor, ndërsa ndaj avokatëve u vendos gjobë. Pas largimit të trupit gjykues nga salla, Meta deklaroi se, sipas tij, konflikti mes avokatëve dhe gjykatës është “i stisur nga shokët e Ergys Agasit”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.