Dyshohet se i dërgonte mesazhe erotike nxënëses 13-vjeçare/ Prokuroria kërkon arrest me burg për mësuesin 60-vjeçar

Madrid Sula, mësuesi 60-vjeçar i cili dyshohet se i dërgonte mesazhe erotike nxësëses 13-vjeçare ka dalë ditën e sotme para trupës gjykuese në gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. Bëhet me dije se pas këtij rasti, e mitura ka shfaqur rëndesë psikologjike dhe i ka treguar fillimisht nënës dhe më pas babait për komunikimet që kishte pasur me mësuesin. Pas kësaj, prindërit e të miturës kanë bërë denoncimin pranë Policisë së Lushnjës.
Pas administrimit të mesazheve dhe kryerjes së verifikimeve, policia ka arrestuar 60-vjeçarin, ndërsa materialet e mbledhura i janë nënshtruar procedurave të mëtejshme ligjore. Mbi 60-vjeçarin rëndojnë akuzat penale për “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia”. Bëhet me dije se prokuror i çështjes Skerdi Sinanaj ka paraqitur prova për të kërkuar si masë sigurie arrestin me burg.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Kamera është kjo?”, njëra nga viktimat e dalloi, gazetari tregon se si Adi Hila e mashtroi këngëtaren: Është alarm

Rikthehen kontrollet kufitare Shqipëri-Kosovë, radhë të gjata në Morinë

Videot intime që tronditën rrjetin/ Adrian Hila reagon pas kërkesës së policisë: Jam i tronditur, videot m’i kanë...

Prokuroria e Fierit sekuestron 2.6 milionë euro dhe një “Bentley”, hetim për falsifikim pronash

Shoqata e Prokurorëve kundërshton ndryshimet në Kodin Penal: Kufizojnë hetimet dhe rrezikojnë luftën ndaj korrupsionit

“Onkologjiku”/ SPAK mbyll hetimet, çon në gjyq mjekun Edmond Gashi dhe dy të tjerë

Skandali me VIDEO-t intime të VIP-ave, policia merr në pyetje kompozitorin Adi Hila

Energjia, shqiptarët paguan 4.5 mln euro kamatëvonesa deri në qershor për faturat jashtë afatit




