Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe... Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ...
AKTUALITET

“Siguria kombëtare në rrezik”, aktivistja: Ndërkombëtarët e dinë që protestojmë çdo ditë poshtë zyrës së Ramës

P
Piranjat 1 October 2026, 20:01 · 2 min lexim
“Siguria kombëtare në rrezik”, aktivistja:

Aktivistja Luçiana Kokaj tha se tubimet do të vijojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e saj nga protesta e 124-t kundër qeverisë, Kolaj komentoi takimin e një dite më parë mes Ramës dhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe tha se përfaqësuesit ndërkombëtarë janë në dijeni të protestave që zhvillohen përpara Kryeministrisë.

Sipas aktivistes, protesta nuk drejtohet vetëm kundër Ramës, por ndaj gjithë klasës politike që “ka marrë peng vendin”.

Kokaj u shpreh gjithashtu se, qytetarët kërkojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe standardet e vendeve anëtare, ndërsa shtoi se largimin e Ramës e konsiderojnë të nevojshëm për t’i hapur rrugë këtij procesi.

“Protestohet kundër kësaj klase politike që na ka marrë peng vendin. Ne nuk besojmë se ndërkombëtarët erdhën vetëm me shpresën e Edi Ramës. Ata e dinë që ne jemi këtu poshtë zyrës së Ramës çdo ditë derisa ai të largohet dhe t’i hapë rrugë Bashkimit Evropian. Shqiptarët duan të integrohen që të kenë standardet e BE dhe jo të jenë një shtojcë. Ndaj ne jemi në protestë çdo ditë dhe ta vazhdojmë protestën për një Shqipëri të lirë”, u shpreh Kokaj.

Aktivistja ngriti shqetësime për sigurinë kombëtare dhe korrupsionin, duke theksuar se debatet për jetën private të individëve nuk duhet të largojnë vëmendjen nga problemet që protestuesit konsiderojnë prioritare.

“Siguria kombëtare është në rrezik. Historitë rozë nuk na largojnë vëmendjen nga problemi i vërtetë, për ne nuk është problem jeta private e dikujt, problem është korrupsioni”, tha Kokaj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.