Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe... Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ...
AKTUALITET

Zjarr i madh në landfillin e Bulqizës, flakë dhe re të dendura tymi në zonë

P
Piranjat 1 October 2026, 17:38 · 2 min lexim
Zjarr i madh në landfillin e Bulqizës, flakë dhe re të

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme venddepozitimin e mbetjeve që shërben për bashkitë Bulqizë dhe Klos, duke shkaktuar re të dendura tymi në zonë. Zjarri në Bulqizë i shtohet vatrave të tjera aktive të raportuara gjatë ditës në Kukës, Peqin dhe Lezhë.

Flakët në venddepozitimin e mbetjeve janë konstatuar rreth orës 15:00, ndërsa zona ku ka rënë zjarri ndodhet në afërsi të aksit nacional Bulqizë-Martanesh. Për shkak të materialeve që digjen, mbi zonën përreth janë krijuar re të dendura tymi, të dukshme edhe nga distanca.

Menjëherë pas konstatimit të zjarrit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të bashkive Bulqizë dhe Klos.

Ekipet po punojnë për izolimin e vatrave dhe vënien e flakëve nën kontroll. Ndërhyrja është përqendruar gjithashtu në pengimin e përhapjes së zjarrit në pjesë të tjera të venddepozitimit dhe në zonën përreth. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që ato të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet.

Zjarri në Bulqizë i shtohet vatrave të raportuara gjatë ditës edhe në zona të tjera të vendit. Situatë problematike është paraqitur në Peqin, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe me ullishte, pemëtore dhe shkurre, ndërsa në operacionin për shuarjen e tyre janë angazhuar forca nga toka dhe mjete ajrore.

Vatra zjarri janë raportuar edhe në Lezhë, ku flakët kanë prekur sipërfaqe me bimësi dhe është kërkuar ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Po ashtu, zjarre aktive janë raportuar edhe në Kukës.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë ndërhyrjet në zonat e prekura, ndërsa në Bulqizë puna është përqendruar në izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit në venddepozitimin e mbetjeve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.