AKTUALITET
Skandaloze në Berat/ Radhë të gjata në Spitalin Rajonal dhe Poliklinikë, qytetarët në pritje prej më shumë se dy orësh

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat, shoqëruar me pamje nga Spitali Rajonal i Beratit dhe Poliklinika, ku shihen radhë të gjata qytetarësh në pritje të mjekëve.
Sipas qytetarëve që kanë dërguar pamjet, pritja për mjekun ortoped ka zgjatur më shumë se dy orë, ndërsa ata pretendojnë se nuk kanë marrë përgjigje as nga recepsioni dhe as nga infermierët për kohën e pritjes apo mbërritjen e mjekut.

Qytetarët shprehen se një situatë e tillë nuk është e izoluar, por përsëritet shpesh, duke ngritur shqetësime për shërbimin dhe organizimin e pritjeve në institucionet shëndetësore.
Piranjat sjellin pamjet e mbërritura në redaksi dhe shqetësimin e qytetarëve./Piranjat News
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Rrebeshe dhe rënie temperaturash, ja si do të jetë moti në ditët në vijim

Arabia Saudite kremton Ditën Kombëtare në Tiranë, në fokus zgjerimi i bashkëpunimit me Shqipërinë

Masa e arrestit nga SPAK për kreun e SHISH shkakton përplasje te “Ligjet”/ Bylykbashi: Sistem i krimbur. Korreshi: Sot ka rënë shteti!...

Zjarri gjatë natës në Gjirin e Lalzit, flakët janë përhapur edhe në zonat pyjore, ndërhyrje nga ajri me helikopter

Masa ndaj kreut të SHISH/ Demokratët Evropianë: Akuzat ndaj Hysenit të hetohen pa ndërhyrje, Shqipërisë i duhen institucione të forta!...





