Çela: Këtu ka rënë shteti, s’ka mbetur kush pa u regjistruar. Përgjimet, burimi të çon te Rama

Gazetarja Lindita Çela ka bërë deklarata të forta në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, teksa ka komentuar akuzat e SPAK ndaj drejtoreshes se SHISH, Vlora Hyseni, ndaj te ciles eshte dhene masa e sigurise 'arrest me burg'.
Sipas Çelës, pas vendimit duhej të ishte mbledhur Komisioni i Sigurisë, ndërsa u shpreh se pajisjet e SHISH jane perdorur nga nga Ergys Agasi.
‘Praktikisht ne nuk kemi shtet aktualisht’. Kështu është shprehur gazetarja Lindita Çela në ‘Task Force’, duke e cilësuar situatën e krijuar pas vendimit të GJKKO-së si një nga çështjet më të rënda që ka ndodhur në vend.
Çela tha se, pas vendimit, duhej të ishte mbledhur Komisioni i Sigurisë dhe të kishte një reagim institucional. Sipas saj, nga burime dhe informacione që kanë qarkulluar, bëhet fjalë për përdorimin e strukturave dhe pajisjeve të Shërbimit Informativ të Shtetit.
‘S’ka mbetur kush pa u regjistruar në këtë vend’, shtoi ajo.
Çela ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mungesën e reagimit institucional pas vendimit. Ajo e lidhi ardhjen e Hysenit me ndryshimet që, sipas saj, kanë ndodhur në mënyrën e drejtimit të shërbimit informativ. ‘Me ardhjen e Kryeministrit Rama në qeverisjen e vendit, këtu ka ndryshuar edhe ligji, e gjithë skema sa i përket drejtimit të shërbimit informativ’, tha Çela.
‘Atëherë unë mendoj që çfarë e bën të rëndë situatën dhe praktikisht ne nuk kemi shtet aktualisht. Apo së paku pas vendimit të dalë nga GJKKO-ja duhet të ishte mbledhur Komisioni i Sigurisë, duhet të kishte një mbledhje sepse praktikisht është gjëja më e rëndë që ka ndodhur në këtë vendin tonë.
Burimet që rrjedhin apo informacionet që rrjedhin, flitet që e tërë struktura e shërbimit informativ, pajisje, aparatura të cilat janë blerë me paratë e taksapaguesve shqiptarë, janë vënë në dispozicion, të themi, të paktën deri para një viti a dy vjetësh të një biznesmeni kontrovers, por që aktualisht ne e kemi nën akuzë si kreu i një organizate kriminale që lidhet jo vetëm me pengmarrje por edhe me afera korruptive.
Dhe deri më sot pas vendimit nuk ka asnjë reagim, përveç reagimit politik.
Më herët u tha që zonja Hyseni nuk është një personazh që vinte nga një karrierë, të themi, qoftë brenda institucionit, që e njihte institucionin, njihte analizën, njihte po ashtu dhe hierarkinë, por ishte një personazh që u mor nga hiçi. Siç janë të gjithë personazhet e kësaj qeverisjeje.
T'i kthehemi, aktualisht po të më pyesësh kush është ministri i financave realisht nuk e mbaj mend. Për shkakun sepse, dhe ndërkohë ne jemi gazetarë, për shkakun sepse të gjithë personazhet që vendosen, qoftë në qeverisje, qoftë dhe në krye të institucioneve, nuk kanë një background, qoftë dhe atë politik, se në fund të fundit është një forcë politike që vjen në pushtet dhe merr përsipër dhe përgjegjësinë qeverisëse.
Por janë persona të ardhur, anonimë, për të paktën në vëmendjen e opinionit publik. Kandidatura e Vlora Hysenit është sjellur dhe hetimet e deritanishme nuk tregojnë që një person që drejton institucionin, por një person që është në shërbim.
Dhe në fakt, edhe ka ndryshuar, nëse ju kujtohet në momentin kur u ndryshuan ligji për shërbimin informativ, në qoftë se të gjitha kompetencat dhe ka pasur një debat të gjatë dhe ka përkuar pikërisht debati me ardhjen e Vlora Hysenit.
Dhe pak më herët, kur ishte personi që është dhënë për kompetencat, me ardhjen e Kryeministrit Rama në qeverisjen e vendit. Këtu ka ndryshuar edhe ligji, e gjithë skema sa i përket drejtimit të shërbimit informativ.
Më herët, shërbimi informativ ishte një strukturë që raportonte dhe informonte më së pari Presidentin e Republikës. Sot Presidenti doli dhe me një... nuk e di a e ndoqët, por deklarata e parë, ose dekreti i parë nga Presidenca ishte me gabime ortografike. Dolën me një vendim të dytë. Pra, kreu i shtetit dukshëm nuk ka asnjë lloj informacioni dhe ndërkohë kontrolli mbi këtë institucion që duhet të ishte një institucion ligjzbatues, është krejtësisht nga kryeministri.
Absolutisht. Në qoftë se do e marrim të mirëfilltë ose të marrim në kredibilitet të besojmë burimet apo ai informacion që rrjedh, që nëpërmjet strukturës së shërbimit informativ, nga zyra apo nga kompanitë e zotit Agasi, janë bërë përgjime që flitet, gati-gati të tmerron. Që të thuash, s'ka mbetur kush pa u regjistruar në këtë vend.
Dhe burimi prapë kërkon te kryeministri, këtu kemi praktikisht ne ka rënë shteti. Domethënë, çështje e sigurisë kombëtare, një institucion që duhet të prodhojë informacion për të... sepse po të hapësh ligjin e shërbimit informativ, është struktura që mbledh informacionin, klasifikon informacionin, sepse mund të ketë edhe informacione të cilat nuk kanë bazë apo janë thashetheme, por në momentin kur ky informacion është i garantuar në bazë të një analize që janë ekspertët e shërbimit të informacionit publik, ka detyrim ligjor ta kthejë dhe ta dërgojë informacionin tek organet ligjzbatuese.
Po të nisemi, të paktën unë kam pyetur për këtë, në vitet e fundit, as Prokuroria e Tiranës, por as edhe SPAK-u, nuk ka një informacion të ardhur nga shërbimi informativ i shtetit, për të nisur dhe për të bërë procedime penale.
Po, po, sepse kjo është detyra e shërbimit informativ. Informon për sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me qeverisjen, kreun e institucionit me ndryshimin e ligjit, por nga krahu tjetër përcjell dhe informacionet tek organet ligjzbatuese.
Nëse do ju kujtohet, se ka qenë një histori e kapjes së një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike në Elbasan, në atë laboratorin në Elbasan dhe në Vlorë. Ku u bë ai debati i madh për sasinë mes prokurorisë dhe policisë. Ky ishte i tëri një informacion që ishte i siguruar, informacion të themi i notës 10, i siguruar nga shërbimet e informimit, dhe që kalonte te strukturat ligjzbatuese.
Sepse ligji i jep atë, i njeh organin kompetent për të bërë hetimet dhe për të certifikuar, dhe për të ngritur akuzat penale. Në këtë rast tani hajde gjejmë kush është personi’, u shpreh Lindita Çela.
Lexo edhe
AKTUALITET
Fati i Bleona Matës/ Nëna e saj ballafaqohet me avokatin Duraj: Po luan me ndjenjat e mia. Juristi: E kam të regjistruar

‘Marrëdhënia e tyre po përpiqet të shitet si histori rozë’, Tela: Ja çfarë i ka kërkuar Agasi shefes së SHISH

“Rama jep dorëheqjen”/ Protesta e 116-të në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Shteti ka rënë

Arrestohet polici në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj

“Balluku ka folur me Ron Yeffet për tregti armësh nga Afrika”/ Gazetari: SPAK pritet të hetojë vilën e tretë të saj





