Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Marjana Koçeku sfidon ministrin: Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona... Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë...
AKTUALITET

Tensionet në protestë/ AGSH: Policia e Shtetit të garantojë lirinë e raportimit dhe të mos pengojë gazetarët gjatë tubimit

P
Piranjat 8 October 2026, 14:10 · 2 min lexim
Tensionet në protestë/ AGSH: Policia e Shtetit të garantojë

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka marrë raportime të shumta për pengimin e ekipeve të mediave gjatë protestave të sotme në Kuvend nga ana e Policisë së Shtetit.
Gazetarët, operatorët dhe fotografët janë penguar gjatë ushtrimit të detyrës së tyre dhe u është kufizuar lëvizja e lirë në zonat ku kishte grumbullime.

AGSH shpreh shqetësimin për këto raportime dhe rikujton se gazetarët dhe punonjësit e medias kanë të drejtë të raportojnë lirisht nga protestat dhe ngjarjet me interes publik, pa u përballur me pengesa të pajustifikuara nga autoritetet shtetërore.

Policia e Shtetit ka detyrimin të garantojë sigurinë e gazetarëve dhe të krijojë kushtet e nevojshme për ushtrimin e lirë të profesionit të tyre, dhe jo të kufizojë në mënyrë arbitrare aksesin dhe lëvizjen e tyre.

AGSH thekson se masat për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike nuk mund të përdoren si justifikim për pengimin e raportimit gazetaresk.

Çdo kufizim duhet të ketë bazë ligjore, të jetë i domosdoshëm dhe proporcional, si dhe të mos cenojë në mënyrë të pajustifikuar të drejtën e publikut për t’u informuar.

U bëjmë thirrje drejtuesve të Policisë së Shtetit të marrin masa të menjëhershme për të garantuar që efektivët në terren të respektojnë punën e gazetarëve, operatorëve dhe fotoreporterëve, duke shmangur çdo ndërhyrje apo pengesë të panevojshme gjatë raportimit.

Prania e medias në protesta nuk është privilegj që jepet nga policia, por pjesë e ushtrimit të lirisë së shprehjes dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar.

AGSH do të vijojë të dokumentojë rastet e raportuara dhe të kërkojë përgjegjshmëri institucionale për çdo cenim të lirisë së medias.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.