Tropojë/ Banori i fshatit Dojan denoncon rrugën e shkatërruar: Vetëm 600 metra! Bashkia nuk i jep zgjidhje

Banorët e lagjes Bashaj në fshatin Dojan të Tropojës denoncojnë në redaksinë e “Piranja News”, gjendjen e rrugës që tyre që i lidh me shkollën dhe jo vetëm. Sipas banorëve, bëhet fjalë për rreth 600 metra rrugë të pashtruar, e cila prej vitesh ndodhet në gjendje të rënduar.
Banori thotë se bëhet fjalë për rrugën që lidh lagjen “Jaho Salihi” me shkollën e fshatit.
Rruga është e mbushur me gropa dhe kalimi bëhet veçanërisht i vështirë gjatë reshjeve të shiut. Banorët thonë se kanë bërë ankesa prej vitesh pranë institucioneve dhe pranë kryebashkiakut, Rexh Byberit, por deri tani nuk është bërë një zgjidhje konkrete, duke theksuar se është hedhur vetëm një sasi e vogël zhavorri, pa e zgjidhur problemin.
Sipas denoncimit, në këtë zonë banojnë edhe shumë të moshuar që e kanë të vështirë të lëvizin dhe të marrin shërbimet e nevojshme.
“Për shkak të gjendjes së rrugës, taksitë mezi hyjnë në zonë dhe shqetësimi më i madh është se në rast urgjence edhe ambulanca mund të ketë vështirësi për të arritur te banorët”, sqaron banori. /PiranjatNews/
Lexo edhe
SOCIALE
Gjirokastra, qarku 'më i plakur', Kukësi 'më i riu'! Rritet mosha mediane, gratë me diferencë nga burrat

Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

Siguria ushqimore në alarm/ Kroacia dhe Italia bllokojnë produkte shqiptare

'Qeveria braktisi qytetarët përballë çmimeve', aktivisti: Shqipëria mban TVSH-në 20% për shportën bazë

Ecja dhe shikimi, vështirësitë më të shpeshta të shqiptarëve; 28% raportojnë kufizime





