Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës kundër qeverisë Bisedimet për paqen në Ukrainë zgjasin më pak se dy orë, SHBA, Rusia dhe Kievi pa marrëveshje Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, ja me sa vite dënohet Oltio... Arrestimi në Greqi i Zef Preldakaj, Policia: Akuzohet për 4 vrasje, në Shqipëri është dënuar me 22 vite bur... Thellohet kriza te Nvidia, fshihen 430 miliardë dollarë nga vlera në treg pas skandalit të spiunazhit Gjermania ndalon përdorimin e dronëve kinezë në bazat ushtarake për arsye sigurie “Të ardhurat nuk mjaftojnë”/ Edhe votuesit socialistë ankohen për ekonominë Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje! ‘Hajdute, hyre në Kuvend me votat e krimit’, Sara Milen e presin me protestë para SPAK Zbulimi dhe gjurmimi i nëndetëseve në Detin Baltik, NATO në "aksion" Ndahet nga jeta në moshë të re koreografi shqiptar, gjendet i pajetë në banesën e tij “Nuk kemi bojkotuar asnjë mbledhje”/ Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Mazhoranca po pengo...
SOCIALE

Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

P
Piranjat26 September 2026, 17:21 · 3 min lexim
Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës,

Dy apartamente të konfiskuara janë kthyer në një hapësirë sociale në shërbim të grave dhe vajzave viktima të dhunës, si dhe fëmijëve të tyre, përmes ngritjes së Qendrës së Emergjencës të prezantuar sot në Tiranë. Qendra është realizuar nga Qendra Shqiptare për Impakt Social (SICA), me mbështetjen e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe The Nando & Elsa Peretti Foundation, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse shtetërore.

AAPSK ka mbështetur konkretisht këtë nismë duke i dhënë SICA-s në huapërdorje dy apartamente të konfiskuara. Pasuritë janë vënë në funksion të krijimit të një qendre që ofron strehim emergjent dhe shërbime mbështetëse për viktimat e dhunës.

Gjatë ceremonisë, Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, theksoi se përdorimi social i pasurive të konfiskuara është një nga mënyrat më konkrete për t’ua rikthyer këto asete qytetarëve dhe komunitetit.

“Një pasuri e konfiskuar merr një vlerë të re kur vihet në shërbim të njerëzve që kanë më shumë nevojë për mbështetje. Përmes përdorimit social, pasuritë që dikur lidhen me veprimtari të paligjshme kthehen në instrumente solidariteti, mbrojtjeje dhe interesi publik. Kjo qendër është një tjetër shembull konkret i asaj që synojmë: që asetet e konfiskuara t’i rikthehen shoqërisë duke krijuar një ndikim real dhe të prekshëm", u shpreh Xhaja.

Sipas projektit, rreth 140 gra, vajza dhe fëmijë parashikohet të jenë përfitues të drejtpërdrejtë. Qendra do të mundësojë strehim të menjëhershëm dhe të sigurt deri në 72 orë, krahas mbështetjes psikosociale, ndihmës ligjore dhe mjekësore, ndërhyrjes në krizë dhe referimit drejt shërbimeve afatgjata të mbrojtjes dhe riintegrimit. Hapja e Qendrës plotëson një boshllëk të rëndësishëm në sistemin e mbrojtjes, pasi deri në ngritjen e saj në Tiranë mungonte një shërbim i dedikuar për strehimin emergjent 72-orësh të viktimave të dhunës dhe fëmijëve të tyre.

Në ceremoninë e lançimit morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe organizatave partnere, mes tyre Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Klodiana Spahiu, Kryeadministratorja e AAPSK Risena Xhaja, zvministrja e Brendshme, znj. Silva Caka, Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura, Përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, z. Murat Sahin, përfaqësues të Ambasadës së Francës dhe Ambasadës së Holandës, Koordinatori Ekzekutiv i The Nando & Elsa Peretti Foundation, Stiven Shala, etj.

Nisma përfaqëson një shembull të përdorimit social të pasurive të konfiskuara, duke i shndërruar ato nga asete të administruara nga shteti në hapësira që krijojnë drejtpërdrejt vlerë sociale dhe mbështetje për kategoritë në nevojë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.