Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës kundër qeverisë Bisedimet për paqen në Ukrainë zgjasin më pak se dy orë, SHBA, Rusia dhe Kievi pa marrëveshje Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, ja me sa vite dënohet Oltio... Arrestimi në Greqi i Zef Preldakaj, Policia: Akuzohet për 4 vrasje, në Shqipëri është dënuar me 22 vite bur... Thellohet kriza te Nvidia, fshihen 430 miliardë dollarë nga vlera në treg pas skandalit të spiunazhit Gjermania ndalon përdorimin e dronëve kinezë në bazat ushtarake për arsye sigurie “Të ardhurat nuk mjaftojnë”/ Edhe votuesit socialistë ankohen për ekonominë Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje! ‘Hajdute, hyre në Kuvend me votat e krimit’, Sara Milen e presin me protestë para SPAK Zbulimi dhe gjurmimi i nëndetëseve në Detin Baltik, NATO në "aksion" Ndahet nga jeta në moshë të re koreografi shqiptar, gjendet i pajetë në banesën e tij “Nuk kemi bojkotuar asnjë mbledhje”/ Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Mazhoranca po pengo...
SOCIALE

Gjirokastra, qarku 'më i plakur', Kukësi 'më i riu'! Rritet mosha mediane, gratë me diferencë nga burrat

P
Piranjat27 September 2026, 12:01 · 2 min lexim
Gjirokastra, qarku 'më i plakur', Kukësi 'më i

Popullsia e Shqipërisë po bëhet gradualisht më e moshuar, dhe të dhënat e INSTAT për vitin 2025 tregojnë se kjo prirje nuk është e njëjtë në të gjitha qarqet. Mosha  mediane e popullsisë arriti në 44.3 vjeç, nga 43.5 vjeç një vit më parë, duke u rritur me 0.8 vite në vetëm një vit. Gjirokastra është qarku me popullsinë më të moshuar, me një moshë mediane prej 54.3 vjeç në vitin 2025, nga 53.3 vjeç një vit më parë. 

Pas Gjirokastrës renditet Vlora me 51.0 vjeç, ndërsa Fieri me 50.9 vjeç. Edhe Berati dhe Korça kanë një moshë mediane të lartë, përkatësisht 49.4 dhe 48.8 vjeç. Në anën tjetër ndodhen qarqet me popullsi më të re. Kukësi ka moshën mediane më të ulët, 38.5 vjeç, i ndjekur nga Tirana me 39.1 vjeç dhe Dibra me 41.9 vjeç. Durrësi regjistron një moshë mediane prej 42.4 vjeç.

Pra, diferenca mes qarkut me moshën më të lartë dhe atij me moshën më të ulët është 15.8 vite. Një hendek i tillë tregon se plakja e popullsisë nuk po shfaqet me të njëjtin intensitet në të gjithë vendin.Edhe sipas gjinisë, tabloja është e qartë, gratë kanë moshë mediane më të lartë se burrat në të gjitha qarqet. Në nivel kombëtar, mosha mediane e burrave ishte 43.1 vjeç, ndërsa e grave 45.4 vjeç.

Diferenca është veçanërisht e dukshme në Gjirokastër, ku mosha mediane e burrave është 53 vjeç, ndërsa e grave arrin në 55.3 vjeç. Në Vlorë, treguesi është 50 vjeç për burrat dhe 52 për gratë, ndërsa në Fier 49.6 dhe 51.9 vjeç. Në Tiranë, ku mosha mediane është ndër më të ulëtat në vend. Rritja më e madhe është regjistruar në Lezhë, ku treguesi kaloi nga 44.7 në 45.8 vjeç, ndërsa në Fier dhe Gjirokastër u rrit me nga një vit./Scan

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.