Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi/ Nga dashuria, puna dhe financat, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat “Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel
SOCIALE

Frenohet rritja e çmimeve të banesave në 2026-ën

P
Piranjat23 September 2026, 18:39 · 5 min lexim
Frenohet rritja e çmimeve të banesave në 2026-ën

Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, Indeksi Fisher i çmimit të banesave mbeti i pandryshuar në krahasim me gjashtëmujorin e mëparshëm, ndërsa u rrit me 10% në krahasim me një vit më parë.

Edhe ritmi i rritjes vjetore të çmimeve u ngadalësua ndjeshëm krahasuar me nivelet prej 28% të 6-mujorit të dytë 2025 dhe 41.7% të 6-mujorit të parë 2025.

Në mënyrë specifike për Tiranën, tregu shfaqi një ecuri më të mirë në terma 6-mujorë, me rritje të çmimeve me 10% krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2025, por një rritje më të dobët me bazë vjetore, me 9% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Vlerësimi i përgjithshëm i agjentëve për situatën e përgjithshme të tregut ishte disi më pozitiv në krahasim me periudhën e kaluar.

Në përgjigje të pyetjes “Si e vlerësoni situatën e tregut në krahasim me periudhën (gjashtëmujorin) e mëparshme?”, balanca neto e përgjigjeve ishte pozitive (+15%) me përgjigje veçanërisht optimiste për zonën e bregdetit, ku vlera e balancës ishte dukshëm më pozitive sesa mesatarja afatgjatë. I njëjti tregues i vlerësuar vetëm për subjektet që kanë raportuar shitje rezultoi ndjeshëm më pozitiv gjatë periudhës, me një balancë neto rreth 35%.

Në të njëjtën kohë, struktura e transaksioneve sipas diferencës ndërmjet çmimit të realizuar të shitjes dhe atij të kërkuar mbeti përgjithësisht e qëndrueshme, dhe çmimet me të cilat ndodhin transaksionet janë përgjithësisht të krahasueshme me çmimet e kërkuara nga shitësit e pronave.

Pjesa më e madhe e shitjeve vijoi të realizohej me çmime të njëjta ose deri në 5% më të ulëta sesa çmimi fillestar i kërkuar, ndërsa transaksionet me zbritje më të mëdha janë të rralla.

Numri i pronave të pashitura, si për banesa, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.

Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi u rrit lehtë në 9.9 muaj nga 9.1 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes u rrit në 9.7 nga 8.1 muaj.

Koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare u ul në 8.2 nga 9.9 muaj, ndërsa për zonat e tjera, kohëzgjatja e shitjes ishte shumë pak më e lartë sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke u rritur në 10.6 nga 10.1 muaj.

Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, rreth 58% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 34% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të viti 2026, rreth 20% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 85% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së. Në tërësi, pesha e transaksioneve në të cilat blerësit janë jorezidentë ka shfaqur një prirje në rritje gjatë 5 vjetëve të fundit.

Pritjet për të ardhmen e subjekteve të anketuara paraqiten pozitive. Agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe për periudhën më të gjatë (deri në dy vjet).

Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme.

Subjektet e zgjedhura janë agjentë të zyrave të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi, shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së të gjithë popullatës. Banka e Shqipërisë realizon hartimin e pyetësorit, si edhe hedhjen dhe përpunimin e rezultateve, ndërkohë që Instituti i Statistikave mbulon intervistimin në terren, proceset kryesore të kampionimit dhe kontrollin fizik të pyetësorëve të plotësuar./ Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.