U arrestua në flagrancë, SPAK jep detaje për prangosjen e drejtuesit të inceneratorit në Elbasan. Ja shuma që mori ryshfet

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan në flagrancë shtetasin Leli Kaja, administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.
Arrestimi u krye në kuadër të procedimit penal nr. 108 të vitit 2026, të regjistruar më datë 1.10.2026 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e referimit të BKH-së. Gjatë hetimit u përdorën metoda speciale të hetimit dhe veprime të simuluara.
Nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se shtetasi Leli Kaja, ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a.
Gjatë kontrollit personal, shtetasit Leli Kaja, iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e sipërpërmendur.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Lexo edhe
AKTUALITET
SPAK dhe BKH aksion në Elbasan, shoqërohet Leli Kaja

Skandali me videot intime, gazetari nxjerr sekuencat: Janë regjistruar më 24 gusht dhe u publikuan më 30 gusht

EMRI/ 64-vjeçari në Gjirokastër bie nga kati i dytë i një banese ku po punonte, humb jetën

Dy vatra zjarri alarmojnë Peqinin, flakët përhapen me shpejtësi pranë aksit kombëtar

Arrestohen jashtë perimetrit të sigurisë dy protestues te Kuvendi

Policia ndalon burrin e ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Fetah Mataj

Tensione për ujin në Korçë, banorët e Burimasit dalin sërish në protestë

Mbi 14 mijë masa në një javë, policia e Tiranës “grin” me gjoba drejtuesit e automjeteve




