Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përshkallëzim i rrezikshëm/ Avioni luftarak suedez sulm raketës ruse në Poloni, moti i keq prish planet e p... EMRI/ I riu shqiptar “tap” sulmon 5 efektivë policie në Maltë dhe i ngrihen 9 akuza Vuçic drejt akuzës penale, Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender U ndoq nga 6 patrulla dhe u kap pas arratisë së ‘çmendur’ me makinë, 33-vjeçari shqiptar i lirë pas disa or... Policia largon me forcë protestuesit nga zona para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë: Nuk na lënë të ... “The Sun”: 30 shqiptarë u dënuan për trafik droge vetëm në 1 muaj EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes në gjend... Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta
AKTUALITET

Zvicër/ 16-vjeçari shqiptar tenton t’i ikë policisë në autostradë me skuter të vjedhur, rrëzohet gjatë ndjekjes

P
Piranjat 9 October 2026, 20:34 · 1 min lexim
Zvicër/ 16-vjeçari shqiptar tenton t’i ikë policisë

Një 16-vjeçar nga Kosova, me banim në Aargaut në Zvicër, është arrestuar pasi tentoi t’i largohej policisë me një skuter të vjedhur në autostradën A1. Gjatë ndjekjes, i mituri kreu disa shkelje të rregullave të trafikut, përpara se të humbiste kontrollin e mjetit dhe të rrëzohej.

Sipas policisë kantonale të Cyrihut, ngjarja ndodhi pak para orës 21:30, kur një patrullë vuri re të riun duke përdorur telefonin celular teksa drejtonte skuterin në autostradën A1L.

Edhe pse policia i dha sinjal të ndalonte, 16-vjeçari vazhdoi lëvizjen në autostradën A1, në drejtim të Bernës. Gjatë arratisjes, ai parakaloi një autobus turistik nga ana e djathtë, duke përdorur korsinë e emergjencës.

Pak para daljes në Dietikon, i riu humbi kontrollin e skuterit dhe u rrëzua. Më pas tentoi të largohej në këmbë, por u kap nga një efektiv policie pas disa qindra metrash. Fatmirësisht, ai nuk pësoi lëndime.Gjatë ndjekjes, 16-vjeçari kishte hedhur një qese, ku policia gjeti rreth 50 gramë hashash. Hetimet zbuluan gjithashtu se skuteri ishte i vjedhur dhe se i riu nuk kishte leje drejtimi.

Për rastin kanë nisur procedurat për veprat e dyshuara penale, ndërsa dosja i është dorëzuar prokurorisë përgjegjëse për të mitur.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.