Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit reagime, Dom Nikë Ukgjini kundërshton vizitën Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë! Arrestohet ish-vjehrra e viktimës, në pranga edhe disa të afërm të tjerë t... Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt Përjashtimi i Elisa Spiropalit nga grupi i PS, flet Taulant Balla Prokuroria urdhëron arrestimin e biznesmenit serb Vladimir Mandic, anëtar i partisë së Vuçiç! Real Madrid përgatit kontratën e re për Bellingham, paga e anglezit pritet të arrijë në 25 milionë euro Atentati i dyfishtë në Fier, 4 armë në makinën e djegur, 3 me silenciator! Volvo u vodh në Suedi, autorët p...
SPORT

NBA, Bucks ndërpresin serinë e humbjeve në transfertën ndaj Torontos

Një natë me emocione dhe rezultate surprizë në NBA

P
Piranjat24 November 2026, 14:34 · 2 min lexim

Një natë me emocione dhe rezultate surprizë në NBA. Milwaukee Bucks janë rikthyer te fitorja pas 13 humbjesh radhazi, falë 32 pikëve të realizuara nga mbrojtësi Tyler Herro. Indiana mposhtën kampionët e Oklahoma Cityt,  ndërsa Houston dhe Los Angeles Lakers kanë regjistruar  fitore të rëndësishme, me Kevin Durant dhe Luka Doncic protagonistë.

NBA, Bucks ndërpresin serinë e humbjeve në transfertën ndaj

Milëaukee Bucks më në fund i japin fund krizës, duke ndërprerë një seri prej 13 humbjesh radhazi. Skuadra nga Ëisconsin triumfoi 116-111 në transfertën ndaj Toronto Raptors, falë një Tyler Herroje në formë të shkëlqyer.

Basketbollisti amerikan realizoi 32 pikë, tetë asistime dhe gjashtë ribaunde, ndërsa Myles Turner kontribuoi me 27 pikë dhe 11 ribaunde. Për Toronton nuk mjaftuan 31 pikët e Scottie Barnes.

Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Portland  që mposhti Philadelphia  me rezultatin 128-111. Deni Avdija ishte protagonist me 31 pikë, ndërsa Donovan Clingan realizoi një paraqitje të shkëlqyer nën kosh, me 15 pikë dhe 18 ribaunde. Philadelphia luajti pa Joel Embiid dhe i dha fund serisë prej pesë fitoresh.

Surpriza e mbrëmjes erdhi nga Indiana Pacers, që mposhti kampionët e Oklahoma City Thunder, 125-120. Shai Gilgeous-Alexander shënoi 38 pikë, por nuk arriti të shmangte humbjen e skuadrës së tij.

Në Hjuston, Kevin Durant udhëhoqi Rockets drejt fitores 116-104 ndaj Los Angeles Clippers, me 32 pikë. Ndërkohë, Luka Doncic realizoi 28 pikë dhe tetë asistime në suksesin e Lakers ndaj Utah Jazz, 109-94. Los Angeles regjistroi fitoren e 11-të në 12 ndeshjet e fundit.

Në ndeshjet e tjera, Chicago mposhti Cleveland 122-108, Memphis fitoi ndaj Charlotte 117-111, Phoenix triumfoi në kohën shtesë ndaj Neë Orleans 123-119, ndërsa San Antonio mundi Sacramento 123-107. Minnesota kompletoi mbrëmjen me një fitore bindëse 142-116 ndaj Brooklyn Nets

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.