Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit reagime, Dom Nikë Ukgjini kundërshton vizitën Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë! Arrestohet ish-vjehrra e viktimës, në pranga edhe disa të afërm të tjerë t... Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt
SPORT

Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, është kthyer në problem për Al Nassr

Cristiano Ronaldo po kalon një periudhë jo të lehtë, teksa pas largimit të trazuar nga kombëtarja e Portugalisë, ylli portugez është vënë tashmë në qendër të kritikave edhe në Arabinë Saudite

P
Piranjat24 November 2026, 14:58 · 2 min lexim
Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite,

Cristiano Ronaldo po kalon një periudhë jo të lehtë, teksa pas largimit të trazuar nga kombëtarja e Portugalisë, ylli portugez është vënë tashmë në qendër të kritikave edhe në Arabinë Saudite.

Kërkimi i tij thuajse obsesiv për të arritur shifrën historike prej 1000 golash në karrierë duket se po ndikon jo vetëm te vetë futbollisti, por edhe te skuadra e Al Nassr.

Në ndeshjen e fundit, të humbur me rezultatin 3-1 ndaj Al Ahli, Ronaldo arriti të gjente rrugën e rrjetës, por njëkohësisht humbi edhe një penallti, gabim që shkaktoi zemërimin dhe dëshpërimin e tij.

Megjithatë, për tifozët kjo nuk është e mjaftueshme. Në qendër të diskutimeve kanë përfunduar paraqitjet e 41-vjeçarit dhe ndikimi i tij në lojën e skuadrës.

Kritikat kanë ardhur edhe nga ish-mbrojtësi i futbollit saudit, Hussein Abdulghani, i cili e konsideron pikërisht Ronaldon një nga problemet kryesore të Al Nassr.

“Të gjithë e dinë se cili është problemi i Al Nassr, por askush nuk e sheh. E dimë që Ronaldo ka qenë një futbollist i madh, por pyetja është: a është ende i dobishëm për skuadrën sot, veçanërisht në ndeshjet e ekuilibruara?”, deklaroi Abdulghani.

Ai theksoi se detyra e një sulmuesi nuk kufizohet vetëm te shënimi i golave, duke kritikuar kontributin e Ronaldos në lojën e përgjithshme të ekipit.

“Nuk mund të shënosh një gol dhe më pas të bëhesh një barrë për skuadrën gjatë gjithë pjesës tjetër të ndeshjes. Ronaldo është një futbollist i madh, por tashmë nuk mund të bëjë më diferencën”, u shpreh ish-mbrojtësi.

Në fund, Abdulghani nuk kurseu as një thumbim të drejtpërdrejtë ndaj pesë herë fituesit të Topit të Artë.

“Tifozët po luten që Ronaldo të shënojë golin e 1000-të dhe që kjo histori të marrë fund njëherë e mirë”, përfundoi ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.