Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë” Pasagjeri tentoi të hapte derën e kabinës, avioni me destinacion Çikagon bën ulje emergjente në Arizona (VI... “Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh... PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët Skandali/ Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia Kompania B52 lë tre muaj pa paguar punëtorët, i thërret vetëm kur i duhet prodhimi Trafiku ajror drejt Gjirit Persik devijohet papritur! Kuvajti intercepton dronët iranianë, plagosen 4 perso... Tabaku: Kompetencat që i jepni Policisë e çojnë vendin në vitin 1991
SOCIALE

Alarmante! Vetëm 13,8% e drejtuesve që humbën pikët e patentës kalojnë ritestimin

Vetëm një pjesë e vogël e drejtuesve të automjeteve që kanë humbur të gjitha pikët e lejes së drejtimit arrijnë të kalojnë me sukses testimin për rimarrjen e patentës, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi njohuritë e tyre për rregullat e qarkullimit rrugor

P
Piranjat26 November 2026, 18:16 · 2 min lexim
Alarmante! Vetëm 13,8% e drejtuesve që humbën pikët e

Vetëm një pjesë e vogël e drejtuesve të automjeteve që kanë humbur të gjitha pikët e lejes së drejtimit arrijnë të kalojnë me sukses testimin për rimarrjen e patentës, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi njohuritë e tyre për rregullat e qarkullimit rrugor.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar rezultatet e sesionit të fundit të ritestimit, ku nga 50 kandidatë të riregjistruar, vetëm 7 kanë arritur të kalojnë me sukses provimin.

Edhe më shqetësuese janë të dhënat e grumbulluara që prej qershorit të vitit 2022, kur nisi fushata e ritestimit të drejtuesve që kishin humbur pikët e patentës.

Nga 3.859 riregjistrime, rezultojnë vetëm 533 raste të rimarrjes së lejes së drejtimit, ose 13,8% e totalit.

Shifrat evidentojnë një nivel të ulët kalueshmërie mes drejtuesve që kanë qenë më parë të pajisur me patentë dhe kanë qarkulluar me automjete në rrugët e vendit.

Ndryshe nga kandidatët që aplikojnë për herë të parë për leje drejtimi, bëhet fjalë për persona që kanë pasur eksperiencë në drejtimin e automjeteve, por që kanë humbur pikët për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit.

DPSHTRR u bën thirrje kandidatëve që të përgatiten përmes platformës zyrtare të simulimit online dhe aplikacioneve për telefonat celularë, përpara se t’i nënshtrohen ritestimit.

“Rrugët kërkojnë drejtues të përgjegjshëm! Silluni si të tillë!”, apelon institucioni./skyweb.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.