Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës Shteti braktis të moshuarit, 80% e tyre nuk përballojnë dot një kujdestar Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur
SOCIALE

13 viktima dhe 113 raste të reja me HIV, çfarë tregojnë shifrat për 10 muaj e parë të 2026 në Shqipëri

P
Piranjat25 November 2026, 17:00 · 2 min lexim
13 viktima dhe 113 raste të reja me HIV, çfarë tregojnë

113 raste të reja me infeksionin HIV, 47 persona të diagnostikuar në fazën e SIDA-s dhe 13 jetë të humbura. Këto janë shifrat zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik për periudhën janar-tetor 2026, duke ngritur shqetësime për diagnostikimin e vonuar dhe pasojat që sjell mungesa e trajtimit në kohë.

Pas këtyre statistikave qëndrojnë histori njerëzish, raste që zbulohen në faza të avancuara të sëmundjes dhe pasoja që në disa raste prekin edhe të porsalindurit. Mjekët theksojnë rëndësinë e kryerjes së testeve dhe diagnostikimit të hershëm, pasi zbulimi në kohë i infeksionit mundëson nisjen e trajtimit dhe parandalimin e komplikacioneve.

Sipas të dhënave të ISHP-së, afro 74% e personave të diagnostikuar janë meshkuj. Grupmoshat më të prekura janë ato 30-39 vjeç, si dhe personat mbi 50 vjeç. Në hartën kombëtare të rasteve, pas Tiranës, e cila regjistron numrin më të lartë, renditet Durrësi. Sipas statistikave të ISHP-së, gjatë tri dekadave të fundit, 137 persona kanë deklaruar Durrësin si vendbanimin e tyre në momentin e diagnostikimit.

Në fillim të këtij muaji, një 38-vjeçar u gjet pa shenja jete në rrugë. Sipas policisë, e cila iu referua familjarëve, ai vuante nga SIDA në një fazë të përparuar. Ky rast rikthen vëmendjen te nevoja për kujdes të vazhdueshëm mjekësor, trajtim dhe mbështetje për personat që jetojnë me HIV, pa u përballur me paragjykim apo diskriminim.

Sipas mjekëve, infeksioni HIV mund të mbahet nën kontroll përmes trajtimit të rregullt, duke u mundësuar personave të diagnostikuar të jetojnë gjatë dhe me cilësi të mirë jete. Megjithatë, për të arritur këtë, diagnostikimi i hershëm, ndjekja e vazhdueshme mjekësore dhe lufta kundër paragjykimit mbeten thelbësore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.