Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Zhupa: Më 28 nëntor të gjithë në shesh kundër kësaj qeverie Çmimi i biletës së urbanëve mund të rritet nga 1 Janari, operatorët: Duam TVSH 6% “Ju nuk keni sjellë Akte Normative kur Shqipëria digjej e përmbytej”, Gjekmarkaj: Keni mbjellë frikë e korr... Zbardhet vendimi i plotë i GJKKO për nënën e Monika Kryemadhit dhe dy të pandehurit e tjerë, ja çfarë vendo... Koçeku: Protesta është institucioni më serioz në vend, pengesë për integrimin në BE mbetet establishmenti i... “Ngrije kokën o kriminel!”/ “Tao u premtonte tendera”, Berisha shpërthen në akuza ndaj Ballës: Porositës vr... Pezullohet për 3 orë transporti publik, shoqata në protestës kundër rritjes së TVSH-së: E bëjmë për qytetar... Tragjedi në Ibiza/ Mbytet anija që mbante 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar Paloka: Nuk e duan më në PS! Edhe Soros ia ka prerë fletën Ramës Reshjet e dëborës mbulojnë aksin Bogë-Theth, ndërhyrje për pastrimin e rrugës gjatë natës Krimi tronditës në Greqi/ Fermeri vrau me armë gjahu punëtorin 24-vjeçar bullgar dhe fshehu trupin, arresto... Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje!
SOCIALE

Mavrova drejt shpopullimit, banorët kërkojnë rrugë dhe investime: 900 familje dikur, sot fshati po braktiset

Vetëm 20 kilometra larg Vlorës, në fund të kësaj rruge ndodhet Mavrova, një fshat që dikur kishte qindra familje, ndërsa sot ruan kujtimet, traditat dhe gjurmët e një qytetërimi të...

P
Piranjat26 November 2026, 12:02 · 6 min lexim
Mavrova drejt shpopullimit, banorët kërkojnë rrugë dhe

Vetëm 20 kilometra larg Vlorës, në fund të kësaj rruge ndodhet Mavrova, një fshat që dikur kishte qindra familje, ndërsa sot ruan kujtimet, traditat dhe gjurmët e një qytetërimi të lashtë.

Mes shtëpive të vjetra, kujtimeve të banorëve, ullinjve dhe historisë që mbart në tokën e saj, Mavrova është një histori më vete. Një histori boshatisjeje, por edhe krenarie për atë që ka qenë dhe për atë që vazhdon të ruajë.

Agim Dauti, një nga banorët më të vjetër, ndalet te vështirësitë e rrugës që të çon drejt fshatit. Një udhëtim që për banorët është pjesë e përditshmërisë, por që për këdo që e përshkon për herë të parë, bëhet një dëshmi e izolimit me të cilin përballen këto zona.

Por rruga nuk është thjesht një problem infrastrukture. Për banorët, ajo është një prej arsyeve që jeta këtu është bërë gjithnjë e më e vështirë. Një vështirësi që ndër vite ka ndikuar edhe në largimin e njerëzve.

Banorët kujtojnë Mavrovën e dikurshme, jetën në fshat, numrin e madh të familjeve dhe ndryshimin që ka pësuar vendbanimi gjatë dekadës së fundit.

Ka qenë një kohë kur Mavrova kishte një tjetër pamje. Rreth 900 familje, sipas banorëve.

Sot, shumë prej familjeve janë larguar. Janë të paktë ata që kanë zgjedhur të qëndrojnë, të ruajnë pronën, kujtimet dhe lidhjen me vendlindjen.

Por Mavrova nuk është vetëm historia e një fshati që po boshatiset. Nën gjurmët e jetës së sotme fshihet një histori shumë më e hershme, ajo e qytetit antik të Olimpias.

Në kodrën mbi luginën e Shushicës ndodhen rrënojat e një prej qendrave të rëndësishme të lashtësisë në këtë trevë. Qyteti antik i Olimpias është identifikuar me fortifikimin e Mavrovës, një vendbanim që lidhet me botën ilire dhe bashkësinë e amantëve.

Sipas studimeve arkeologjike, gjurmët e banimit në këtë kodër shkojnë deri në shekullin VI para Krishtit. Më vonë, gjatë shekujve IV-III para Krishtit, qyteti u zhvillua dhe u pajis me një sistem të zgjeruar fortifikimi.

Muret rrethuese prej blloqesh të mëdha guri dëshmojnë për organizimin dhe rëndësinë e kësaj qendre. Një tjetër dëshmi e identitetit të saj janë monedhat prej bronzi me emrin e qytetit, si edhe gjetjet arkeologjike që ndihmuan në identifikimin e tij.

Mjaftime Likaj është martuar në Mavrovë para shumë vitesh. Ajo flet për qytetin antik të Olimpias me krenari dhe tregon se cilat janë shtëpitë që u ndërtuan mbi kala. Një prej tyre është shtëpia ku ajo jeton sot.

Olimpia e lashtë është një pasuri që i jep Mavrovës një identitet përtej kufijve të një fshati të vogël. Këtu historia nuk gjendet vetëm në libra. Ajo është pjesë e peizazhit, e gurëve dhe e tokës ku sot vazhdojnë të jetojnë pak banorë.

Këtu, në Mavrovë, kontrasti është i dukshëm. Nga njëra anë, shtëpi që kanë mbetur pa banorë dhe rrugica që nuk kanë më gjallërinë e dikurshme. Nga ana tjetër, një qetësi që vështirë se mund ta gjesh në qytet.

Ata që kanë zgjedhur të qëndrojnë flasin për vështirësitë, për mungesën e shërbimeve dhe largimin e të rinjve. Por, në të njëjtën kohë, përmendin edhe një arsye që i mban të lidhur me këtë vend: qetësinë, natyrën dhe ndjesinë e të jetuarit mes asaj që kanë trashëguar nga të parët.

Adifi flet për boshatisjen e fshatit, vështirësitë e përditshme dhe qetësinë që ofron jeta në Mavrovë.

Mes gjithë ndryshimeve, ka diçka që vazhdon të mbetet pjesë e pandarë e jetës në Mavrovë: tradita e punës me tokën.

Ullinjtë janë një prej pasurive të kësaj zone. Për shumë familje, sezoni i vjeljes është më shumë sesa një periudhë pune. Është një ritual që përsëritet çdo vit, një traditë e trashëguar brez pas brezi.

Në këtë periudhë, fshati merr një tjetër gjallëri. Banorët i rikthehen ullishtave dhe mbledhin prodhimin.

Për ta, ulliri nuk është thjesht një burim të ardhurash. Është pjesë e identitetit të vendit, një trashëgimi që nuk duan ta braktisin.

Sot, Mavrova përballet me sfidat e një fshati që ka humbur një pjesë të madhe të banorëve të tij. Megjithatë, jeta këtu vazhdon përmes atyre që kanë zgjedhur të qëndrojnë, të punojnë tokën dhe të ruajnë traditat.

Mes rrënojave të qytetit antik të Olimpias, ullishteve dhe shtëpive të vjetra, Mavrova mbetet një vend me vlera historike dhe natyrore, që pret më shumë vëmendje dhe promovim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.