Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kazinoja te ‘Air Albania’/ Zbardhen fijet që të çojnë te Olsi Rama Karteli i kazinove dhe pushteti i Olsi Ramës/ Toka 320 mijë euro u vlerësua 26 milionë euro për licensimin ... Debati për operacionin e Veliajt, deputetja socialiste propozon ndryshime të ligjit “Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim... Mesazhi i fortë i Ambasadorit Wendt për rritjen e bizneseve amerikane: Të garantohet konkurenca, të investo... “Mali i Zi shumë pranë BE-së”, Von der Leyen vlerëson Shqipërinë, Costa zbulon arsyen e mungesës së Serbisë... 179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ...
SOCIALE

Pa mbaruar autostradën 300 mln euro Tiranë-Durrës, qeveria planifikon një rrugë 210 mln euro për ta shmangur atë

P
Piranjat25 November 2026, 23:37 · 2 min lexim
Pa mbaruar autostradën 300 mln euro Tiranë-Durrës, qeveria

Qeveria shqiptare duket se ka zbuluar formulën ideale për zgjidhjen e trafikut: kur zgjerimi i një rruge kushton qindra milionë euro, ndërtohet një tjetër për të mos kaluar nga e para.

Teksa vijojnë investimet për zgjerimin e autostradës Tiranë–Durrës, qeveria ka planifikuar ndërtimin e një aksi të ri me katër korsi, nga Rinasi në Paskuqan, me një kosto të parashikuar prej 210.5 milionë eurosh.

Rruga e re, me gjatësi 17 kilometra, do të kushtojë rreth 12.4 milionë euro për kilometër dhe synon të shmangë trafikun në Kamëz.

Ndërkohë, projekti i zgjerimit të autostradës Tiranë–Durrës ka një kosto të parashikuar prej 298.86 milionë eurosh.

Vetëm për tri fazat e para të zgjerimit janë lidhur kontrata me vlerë rreth 4.84 miliardë lekë pa TVSH, ndërsa gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026 janë raportuar shpenzime prej rreth 1 miliard lekësh për punimet.

Më 19 nëntor, ARRSH hapi edhe dy tenderë të tjerë për fazat IV dhe V, me vlerë 53.4 milionë euro. Madje, në janar u hap një tender prej 1.4 miliardë lekësh edhe për arredimin dhe rikualifikimin urban të superstradës.

Sepse, përpara se të shmangësh një rrugë, është e rëndësishme që fillimisht ta zgjerosh, ta asfaltosh dhe ta zbukurosh.

Për të dyja projektet, vlera e përgjithshme e parashikuar kalon gjysmë miliardi euro.

Projekti i ri ende nuk e ka të përfunduar studimin e fizibilitetit, por vetëm studimi dhe projektimi pritet të kushtojnë rreth 1.8 milionë euro.

Nëse edhe rruga e re do të mbushet me trafik, shqiptarët mund të shpresojnë në ndërtimin e një rruge të tretë, që do të shmangë rrugën e ndërtuar për të shmangur rrugën e parë.

Deri atëherë, e vetmja gjë që duket se qarkullon pa trafik janë tenderët.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.