Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ori Nebijaj flet për Arbana Osmanin: Është fallco, më ka zhgënjyer sepse... Taksisti pronar i dhjetëra kompanive, mashtrim mbi 40 milionë euro me importe nga... “Askush nuk do të flasë në emrin tonë!”/ Europa në tryezën e negociatave për Ukrainën, Franca konfirmon pje... Sulmet ruse lënë pa energji 600.000 mijë ukrainas Skandal/ Bellingham dhe Rüdiger akuzohen për sulm ndaj stafit të sigurisë në... “E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga ana vokale”/ Deklarata e Jonida Maliqit, reagon Rozana Radi: Do të... Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre
SPORT

Arsenal fiton me vështirësi ndaj Hull City, Man.City pëson humbjen e tretë radhazi

P
Piranjat 8 November 2026, 12:23 · 3 min lexim
Arsenal fiton me vështirësi ndaj Hull City, Man.City pëson

Arsenal vuan, por del me 3 pikë nga sfida përballë Hull City. “Topçinjtë” vuajtën jashtëzakonisht shumë të gjenin prekjen fituese në këtë sfidë pavarësisht se kishin kontrollin total të lojës, 68% mbajta e topit, goditën 10 herë kuadratin, por Kai Havertz dhe pjesa tjetër e fazës ofensive nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. 

Më në fund, pas disa përpjekjeve, ekipi i Artetas zhbllokoi rezultatin në minutën e 72-të falë një goli të Odegard. Goli i kapitenit qëndroi në fuqi deri në fund me Arsenal që feston për këtë sukses që përfordon pozitat e tyre në krye të tabelës, në kuotën e 27 pikëve, plus 6 në raport me Man.City.

I kënaqur me këtë sukses u shfaq trajneri Arteta: “Ishte e rëndësishme të ruanim ritmin e rezultateve pozitive. Mendoj se kishim disa momente të rëndësishme ku mund të shënonim ndonjë gol më shumë, por nuk ia dolëm. Në përgjithësi, mendoj se e meritonim këtë fitore”, u shpreh trajneri i Arsenal.

Më shumë se sa triumfi përballë Hull City, Arsenal i gëzohet disfatës së Man.City. “Qytetarët” pësuan një tjetër humbje të rëndë, këtë herë në transfertë përballë Nottingham. 

Për ekipin e Maresca-s kjo ishte humbja e tretë radhazi në Premier League. Cunha realizoi golin e parë që në minutën e 6-të për Nottingham, ndërsa në minutën e 18-të, thuajse në të njëjtën formë, vendasit kapën mat Man.City me një kundërsulm të shpejtë i finalizuar nga Delap. City u përpoq të rikthehej në lojë, me qytetarët që ngushtuan shifrat në 2-1 falë një super goli të shënuar nga Cherki. Super goli i francezit ishte thjesht në iluzion pasi Delap kompletoi “dopjetën” e tij personale dhe golin e tretë për Nottingham.

Pavarësisht se kjo ishte humbja e tretë radhazi, Enzo Marseca nuk e bën dramë: “Pa panik. Duhet të kuptojmë se çfarë nuk po shkon, por pa panik. Duhet të shfrytëzojmë pauzën tani për të kuptuar se çfarë po bëjmë keq, në mënyrë që të mos përsërisim gabimet në të ardhmen. Thjesht jemi të shqetësuar për humbjet”, u shpreh Maresca në konferencë për shtyp.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.