Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ori Nebijaj flet për Arbana Osmanin: Është fallco, më ka zhgënjyer sepse... Taksisti pronar i dhjetëra kompanive, mashtrim mbi 40 milionë euro me importe nga... “Askush nuk do të flasë në emrin tonë!”/ Europa në tryezën e negociatave për Ukrainën, Franca konfirmon pje... Sulmet ruse lënë pa energji 600.000 mijë ukrainas Skandal/ Bellingham dhe Rüdiger akuzohen për sulm ndaj stafit të sigurisë në... “E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga ana vokale”/ Deklarata e Jonida Maliqit, reagon Rozana Radi: Do të... Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre
SPORT

Roma ende e pathyer në Serie A, verdhekuqtë fitojnë pastër me Sassuolon dhe parakalojnë Interin

Roma e la pas krahëve humbjen dramatike të pësuar nga Manchester United në mesjavë në Ligën e Kampioneve

P
Piranjat 7 November 2026, 23:39 · 2 min lexim
Roma ende e pathyer në Serie A, verdhekuqtë fitojnë pastër

Roma e la pas krahëve humbjen dramatike të pësuar nga Manchester United në mesjavë në Ligën e Kampioneve. Skuadra e drejtuar nga Gasperini mundi pastër Sassuolon me rezultatin 3-0 në sfidën e javës së 11 dhe ruan ende pathyeshmërinë në kampionat.

Roma e vendosi ndeshjen në drejtimin e dëshiruar që në pjesën e parë të cilën e mbylli me avantazhin 2-0. Ishte Hermoso ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 27 që shfrytëzoi një lëvizje të Malen duke marrë topin nga krahu i djathtë dhe me një gjuajtje me të majtën e dërgoi topin në rrjetë. Kaluan vetëm 3 minuta dhe verdhekuqtë dyfishuan shifrat në 2-0 këtë radhë falë një autogoli të Walukiewicz.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 59 erdhi edhe goli i tretë për verdhekuqtë me Rodrigo Moran që me një gjuajtje në diagonal dhe rezultati shkoi në 3-0. Dominimi i Romës ishte total dhe Malen kishte shansin për të shënuar edhe golin e katërt me holandezin që kaloi Muric, por gjuajtja ishte e dobët dhe mbrojtja e Sassuolos ndërhyri për të larguar rrezikun. Gjërat nuk ndryshuan deri në fundin e takimit dhe sfida u mbyll 3-0 me Romën që shkon në 27 pikë, 1 më pak se Lazio kryesuese që do të luajë mesditën e së dielës me Napolin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.