Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tragjike në Egjipt/ Përplasen dy trena pranë Kajros, raportohen 4 të vdekur dhe 88 të plagosur Nga hero i Kupës së Botës, Vozinha përfundon në stol te Colo-Colo në Kili... Ori Nebijaj flet për Arbana Osmanin: Është fallco, më ka zhgënjyer sepse... Taksisti pronar i dhjetëra kompanive, mashtrim mbi 40 milionë euro me importe nga... “Askush nuk do të flasë në emrin tonë!”/ Europa në tryezën e negociatave për Ukrainën, Franca konfirmon pje... Sulmet ruse lënë pa energji 600 mijë ukrainas Skandal/ Bellingham dhe Rüdiger akuzohen për sulm ndaj stafit të sigurisë në... “E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga ana vokale”/ Deklarata e Jonida Maliqit, reagon Rozana Radi: Do të... Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport
SPORT

Foto/ U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra

P
Piranjat 7 November 2026, 20:39 · 2 min lexim
Foto/ U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti:

Futbollisti Anis Mehmeti ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan lidhur me mosgrumbullimin e tij në Kombëtaren shqiptare, duke mohuar pretendimet se kishte fshirë postimet me fanellën kuqezi për shkak se nuk ishte përfshirë në listën e lojtarëve të thirrur.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Mehmeti ka sqaruar se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta, ndërsa ka theksuar se përfaqësimi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet një krenari e veçantë për të.

“Dua të sqaroj disa lajme që po qarkullojnë së fundmi në lidhje me mua dhe Kombëtaren shqiptare. Pretendimet se kam fshirë postimet me fanellën e Kombëtares për shkak të mosgrumbullimit të fundit janë plotësisht të pavërteta”, shkruan futbollisti.

Më tej,  Mehmeti thekson se mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj përfaqësueses kuqezi dhe se do të jetë gjithmonë i gatshëm të japë kontributin e tij nëse i jepet mundësia për t’u rikthyer në të ardhmen.

“Përfaqësimi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet gjithmonë një krenari e veçantë për mua. Jam plotësisht i përkushtuar ndaj Kombëtares dhe do të jem gjithmonë i gatshëm sa herë që të më jepet mundësia ta përfaqësoj në të ardhmen”, përfundon reagimi i tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.