Bellingham dhe Rüdiger akuzohen për sulm ndaj stafit të sigurisë, rrezikojnë masa disiplinore
Tensione të forta dhe skena kaotike raportohet se kanë ndodhur në tunelin e stadiumit, ku në qendër të incidentit janë përfshirë dy yje të Real Madridit, Jude Bellingham dhe Antonio Rüdiger

Tensione të forta dhe skena kaotike raportohet se kanë ndodhur në tunelin e stadiumit, ku në qendër të incidentit janë përfshirë dy yje të Real Madridit, Jude Bellingham dhe Antonio Rüdiger.
Sipas informacioneve të publikuara, mesfushori anglez akuzohet se ka goditur një punonjës të sigurisë, ndërsa mbrojtësi gjerman dyshohet se i ka dhënë një shuplakë një tjetër pjesëtari të stafit të sigurisë. Ngjarjet raportohet se janë denoncuar nga vetë punonjësit e sigurisë te arbitri i ndeshjes, i cili ka mbajtur shënim të gjitha pretendimet.
Çështja mund të marrë përmasa më serioze, pasi të dy incidentet pritet të përfshihen në raportin zyrtar të gjyqtarit. Nëse konfirmohen nga raporti dhe organet disiplinore, Bellingham dhe Rüdiger mund të përballen me pasoja për sjelljen e tyre.
Për momentin, bëhet fjalë për akuza të raportuara nga stafi i sigurisë dhe jo për fakte të konfirmuara zyrtarisht. Megjithatë, ajo që ndodhi në prapaskenë rrezikon të kthehet në një tjetër çështje të nxehtë për Real Madridin.
Lexo edhe
SPORT
Roma ende e pathyer në Serie A, verdhekuqtë fitojnë pastër me Sassuolon dhe parakalojnë Interin

Shpëton nga traversa, por jo nga Uldedaj! Elbasani dorëzohet në “Loro Boriçi”

Foto/ U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra

Arsenal fiton me vuajtje përballë Hull City, Tottenham ndëshkohet nga Leeds

Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi

Hoqi dorë nga Kombëtarja, por një detaj ngre pikëpyetje pas fjalëve të Maran

Tragjedia në fushë e shkatërroi psikologjikisht, portieri i shokuar mendon të lërë futbollin

Klub i kategorisë së dytë portugeze, sfidon gjigantët në Ligën e Evropës





