Barcelona, Chelsea dhe Tottenham hidhen në sulm për Joao Felix

E ardhmja e João Félix te Al Nassr mbetet e paqartë, me sulmuesin portugez që mund të rikthehet në futbollin europian. Interesimi për shërbimet e tij po rritet, ndërsa në garë janë futur Tottenham dhe Chelsea, të cilat po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të tij.
Sipas raportimit të mediave, me referencë “4-4-2”, Tottenham po mendon të bëjë një lëvizje gjatë merkatos së janarit. Klubi londinez kërkon të përforcojë repartin ofensiv dhe e sheh Félix si një alternativë për të përballuar mungesat në sulm.
Nga ana tjetër, edhe Chelsea po monitoron situatën e futbollistit, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe Barcelona. Katalanasit po e ndjekin me vëmendje mundësinë e rikthimit të portugezit, i cili ka luajtur më parë në “Camp Nou”.
Megjithatë, një transferim në merkaton e janarit nuk duket i lehtë. Al Nassr nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij gjatë dimrit dhe ka vendosur një çmim prej rreth 45 milionë eurosh për kartonin e sulmuesit. Një shifër që e bën të vështirë realizimin e operacionit në këtë periudhë të sezonit.
Pavarësisht interesimit nga klubet e Premier League, portugezi duket se ka një preferencë të qartë për të ardhmen e tij. Sipas raportimeve, Félix do të mirëpriste një rikthim te Barcelona, duke e vendosur klubin katalanas përpara alternativave të tjera europiane.
Megjithatë, pengesë mbeten kushtet financiare dhe vështirësitë që mund të shoqërojnë realizimin e këtij transferimi.
Një tjetër faktor që ndikon në situatën e tij është kontrata me Al Nassr, e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2027. Për këtë arsye, klubi saudit ndodhet në një pozicion të favorshëm negociues.
Lexo edhe
SPORT
PSG, gati të "hapë thesin" për yllin e Spanjës

Alarm te Interi! Calhanoglu humbet sfidat vendimtare të dhjetori

Bruno Fernandes nuk rinovon me Manchester United, Juventusi dhe Milani bëjnë gati ‘antenat’

Cristiano Ronaldo, 13 gola larg historisë! Ylli portugez realizoi golin e 987-të në karrierë

Luan Krasniqi i jep zemër Nelson Hysës para duelit për titullin botëror: Beso te vetja!





