Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës Shteti braktis të moshuarit, 80% e tyre nuk përballojnë dot një kujdestar Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur “Askush nuk është mbi ligjin, zbatojeni në mënyrë të barabartë” – Ambasada e SHBA zbulon fjalën e Eric Wend... Studentët e Politeknikut protestojnë me postera, denoncojnë problemet në arsim dhe premtimet e parealizuara... Përplasen 3 makina në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre një i mitur “Nuk ka paqe me diktaturën! Rama rrezik për ekzistencën kombëtare”, Berisha: Nuk vlejmë nëse s’jemi dhëmbë ... Atentati i dyfishtë në Fier, policia kërkon informacione nga Kosova dhe Suedia për makinën e vjedhur, dyshi... Pagat vjetore në Shqipëri, sa një e katërta e mesatares së BE-së, ndër më të ulëtat në Europë Erion Vishkulli dëshmon në Prokurori për plagosjen me plumb gome në sy SHBA planifikon shpërthimin e 5 tonë eksplozivë të kontaminuar, banorët frikësohen nga pluhuri toksik IGJEUM paralajmëron reshje intensive nesër, rrezik për përmbytje në shtatë qarqe
SPORT

Cristiano Ronaldo, 13 hapa gola historisë! Ylli portugez realizoi golin e 987-të në karrierë

Cristiano Ronaldo vazhdon të sfidojë kohën dhe të ndjekë një prej objektivave më të mëdha të karrierës së tij

P
Piranjat25 November 2026, 14:38 · 3 min lexim

Cristiano Ronaldo vazhdon të sfidojë kohën dhe të ndjekë një prej objektivave më të mëdha të karrierës së tij. Ylli portugez realizoi në fitoren 2-1 të Al Nassr ndaj Al Sadd, në Champions League e Azisë, duke regjistruar golin e 987-të në karrierë dhe duke iu afruar gjithnjë e më shumë shifrës historike prej 1000 golash.

Cristiano Ronaldo, 13 hapa gola historisë! Ylli portugez realizoi golin e

Në moshën 41-vjeçare, Ronaldo vazhdon të jetë vendimtar për skuadrën saudite. Në përballjen e vlefshme për raundin e pestë të fazës së ligës në Champions League nw Azi, sulmuesi portugez ishte ai që zhbllokoi rezultatin, duke i dhënë avantazhin Al Nassr në minutën e 13-të.

Pas një ndërhyrjeje të Mohamed Camara brenda zonës, arbitri akordoi penallti dhe nga pika e bardhë Ronaldo nuk gaboi. Kapiteni i Al Nassr goditi saktë duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke festuar një tjetër gol në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Por avantazhi i vendasve zgjati pak. Në minutën e 22-të, Mohammed Waad riktheu baraspeshën për Al Sadd, duke e bërë më të vështirë sfidën për skuadrën saudite. Ronaldo pati mundësinë të realizonte edhe një herë përpara pushimit, por goli i tij u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR, për pozicion jashtë loje

Cristiano Ronaldo, 13 hapa gola historisë! Ylli portugez realizoi golin e

Situata u komplikua edhe më shumë për miqtë në fundin e pjesës së parë, kur Mohammed Waad u ndëshkua me karton të kuq. Al Nassr përfitoi nga superioriteti numerik dhe në minutën e 52-të ishte Joao Felix ai që realizoi golin e fitores. Portugezi shënoi me një goditje spektakolare me roveshatë, duke vulosur rezultatin 2-1.

Me këtë sukses, Al Nassr rikthehet te fitorja pas humbjes në kampionat ndaj Al Ahli dhe ngjitet në vendin e pestë të renditjes së grupit perëndimor, me 9 pikë. Skuadra saudite mban gjallë objektivin për të siguruar një vend në tetë më të mirat, që avancojnë në fazën e ardhshme të kompeticionit.

Ndërkohë, vëmendja mbetet te rekordi personal i Cristiano Ronaldos. Me golin ndaj Al Sadd, ai ka shkuar në kuotën e 987 realizimeve zyrtare në karrierën e tij, duke pasur nevojë për vetëm 13 të tjera për të prekur shifrën e jashtëzakonshme prej 1000 golash. Në këtë sezon, portugezi ka realizuar 11 gola në 14 ndeshje me Al Nassr në të gjitha kompeticionet, ndërsa në pesë takimet e fundit ka shënuar gjashtë herë.

Goli ndaj Al Sadd ishte gjithashtu i 185-ti nga pika e bardhë në karrierën e tij. Objektivi i 1000 golave tashmë është më pranë se kurrë, teksa shanset janë që ta arrijë brenda sezonit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.