POLITIKE

Bashkia peng i luftës Rama–Veliaj/ Si arritën dy miqtë e dikurshëm te shantazhi mafioz në qelitë e Fierit

Piranjat Përditësimi i fundit 2 November 2026, 16:06

 

Ultimatum me nota mafioze për Erion Veliajn në qelitë e paraburgimit në Fier drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama, përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. Shantazhi konfirmohen nga avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, sipas të cilit kryebashkiaku i Tiranës është kërcënuar të dorëzojë menjëherë mandatin, të delegojë kompetencat te njerëzit që do të caktojë Rama dhe të heqë dorë nga avokati. Në të kundërt, ai është kërcënuar me transferim në një tjetër burg dhe me hetime të reja nga SPAK.

Denoncimi u raportua fillimisht nga Hashtag.al, sipas të cilit, mbrëmjen e së premtes, më 30 tetor, ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka mbërritur me urgjencë në burgun e Fierit, ku ndodhet i paraburgosur Erion Veliaj. Ai ka hyrë në burg pa u regjistruar për të përcjellë një mesazh në emër të Edi Ramës:

“Jam me porosi të KM këtu. Dua të të përcjellë tekstualisht atë që KM më ka porositur: 
‘Është hera e fundit që po të drejtohem si babai yt politik, nga sot e tutje do të drejtohem veç si kryeministër.

-Dorëzo mandatin urgjentisht.

-Delego pushtetin te emrat që do të them unë.

-Hiq dorë nga avokati Plarent Ndreca.

-Në të kundërt, do të transferoj te burgu 302 dhe do orientoj SPAK-un të nis hetime për minim të rendit kushtetues dhe do të të kalb në burg.”

Veliaj sipas avokatit Plarent Ndreca nuk e ka pranuar ultimatumin. Përgjigjja e tij ndaj ministrit të Drejtësisë ka qenë e menjëhershme. Ai i ka thënë se “dhe sikur 100 vite burg të bëj, nuk ja marr fytyrën fëmijëve të mi”.

Takimi ka zgjatur vetëm pak minuta, ndërsa për dy ditë me radhë Veliaj nuk ka pasur mundësi të njoftojë për atë që kishte ndodhur. Ngjarja është bërë e ditur këtë të hënë, pasi avokati i tij, Plarent Ndreca, e ka takuar në burgun e Fierit.

Bashkia e Tiranës, si peng i sherrit Rama-Veliaj

Bashkia peng i luftës Rama–Veliaj/ Si arritën dy miqtë e

Erion Veliaj duke dalë nga bashkia e Tiranës, për t’u shoqëruar në burg

Që kur ra në burg në shkurt të vitit 2025, Erion Veliaj ka lëvizur çdo gur për ta shfrytëzuar pozicionin e tij si kryetar i bashkisë së Tiranës për të lehtësuar pozitën penale. Ai refuzoi të dorëhiqet dhe e dorëzoi bashkinë e Tiranës tek njerëzit e Edi Ramës për njëfarë kohe, por tashmë që zgjedhjet po afrojnë, konflikti ka shpërthyer në shantazhe mafioze.

Në përpjekjen e parë për t’ia marrë bashkinë në mars të vitit 2025, Veliaj lëshoi pe. Në muajin mars të vitit të kaluar ai firmosi nga qelia e Durrësit emërimin e Sara Goxhajt, si nënkryetare duke zëvëndësuar Anuela Ristanin, por u tërhoq pa kaluar as 24 orë. Justifikimi që dha publikisht ishte se nuk kishte pasur informacionin e duhur.

“Kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm” u shpreh atëherë kryebashkiaku i Tiranës, duke fajësuar prokurorët e SPAK për paraburgimin dhe duke siguruar Ramën se marrëdhënia mes tyre mbetej e njëjtë. “Në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë” shprehej Veliaj, që dukej se kishte ende shpresë se shefi i tij do ta ndihmonte në ditë të vështira.

Por Rama kishte plane të tjera. Ndërsa zgjedhjet lokale afronin, ai kërkonte bashkinë e Tiranës, që me buxhetin, rrogat dhe stafin që ka është një aset i çmuar në fushatë. Në shtator të vitit 2025, Rama urdhëroi këshillin Bashkiak ta shkarkonte Veliajn nga detyra, ndërsa paralelisht kishte shpallur kandidate Ogerta Manastirliun për zgjedhjet e pjesshme.

Këshilli Bashkiak i Tiranës duke votuar shkarkimin e Erion Veliajt

Bashkia peng i luftës Rama–Veliaj/ Si arritën dy miqtë e

Planet e Ramës u ndalën nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese që e riktheu Veliajn në detyrë, ndërsa kryetari i bashkisë u paraqit në gjyq me pranga në duar.

Bashkia e Tiranës mbeti nën ende nën kompetencat e kryebashkiakut të arrrestuar, që i firmoste urdhrat nga qelia e paraburgimit në Durrës. Marrëdhënia e thyer mes të dyve mori një dimension tjetër më 26 tetor, kur Veliaj përshëndeti fitoren e Listës Studentore ndaj Aleksandër Vuçiçit në Serbi. Në një kohë kur Shqipëria ishte përfshirë nga protestat kundër qeverisë Rama, ai shkroi: “Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’”. Më tej, u bëri thirrje politikëbërësve të kuptonin nevojat dhe pritshmëritë e brezit të ri. Por ky qëndrim për Ramën ishte një deklaratë lufte, pasi kryeministri po bënte çmos t’i shtypte protestat me dhunën e ashpër policore dhe me akuza të forta për “duar të errta” që zgjateshin nga Rusia apo nga Irani.

Vetëm dy ditë më vonë, më 28 tetor, Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në Fier. Drejtoria e Burgjeve e justifikoi lëvizjen me masa sigurie, por e klasifikoi urdhrin e transferimit si “sekret shtetëror”, duke refuzuar publikimin e tij. Veliaj e kundërshtoi vendimin si “një rrëmbim policor” dhe kërkoi dokumentacionin që do t’i mundësonte ankimimin.

Më 30 tetor, Veliaj vendosi të hakmerret, ai shkarkoi dy nënkryetarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës, Vasilika Vjeron dhe Ilir Mëngrën, duke emëruar Etleva Bishën. Po atë mbrëmje, sipas denoncimit të konfirmuar nga avokati Plarent Ndreca, ministri Toni Gogu shkoi në burgun e Fierit për t’i përcjellë ultimatumin e pretenduar të Ramës për dorëzimin e mandatit dhe delegimin e kompetencave.

Kronologjia tregon se Veliaj ka vendosur të mos largohet nga pushteti pa kosto për ish-mikun e tij Edi Ramën duke e nxjerrë hapur si një pushtetar që vepron me metoda mafioze nën petkun e politikanit modern. Marrëdhënia mes të dyve tashmë është një luftë e hapur brenda llojit, ose siç thotë edhe një shprehje e njohur; armiqtë më të egër janë shpesh miqtë e dikurshëm./ Lapsi.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?