Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Veliaj zbardh bisedën me Toni Gogun: Jo këtu, po në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ta harroj... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi...
AKTUALITET

Bastet mbeten në të “zezë”/ Miliona euro taksa të munguara, por një situatë WIN-WIN për krimin, policinë dhe politikën

P
Piranjat 4 November 2026, 17:27 · 6 min lexim
Bastet mbeten në të “zezë”/ Miliona euro taksa

Qeveria shtyn sërish licencimin e basteve sportive online, ndërsa në terren vazhdon një treg ku, sipas burimeve të Skyweb.al, organizatorët kanë “mbrojtje” nga segmente të strukturave që duhet t’i godasin. Shteti pret të ardhurat nga formalizimi; grupet që kontrollojnë aktivitetin ilegal vazhdojnë të mbledhin para. Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot nëntor në Komisionin e Ekonomisë se kuadri ligjor dhe vendimet përkatëse janë përfunduar, por qeveria do ta rishikojë përsëri ligjin për të forcuar mbikëqyrjen dhe shmangur problemet sociale.

“Pasi të mbarojë rishikimi i ligjit aktual do të fillojë operimi i lojërave të fatit”, tha Malaj, pa dhënë një datë për hapjen e konkurrimit. Pas më shumë se dy vitesh pritjeje për aktet nënligjore, procesi kushtëzohet tashmë nga një tjetër ndërhyrje në ligj.

Dokumentet tregojnë se procedura për dhënien e licencave është përcaktuar prej muajsh. VKM-ja nr. 194, e miratuar më 26 mars 2026, ngarkon Komisionin e Licencave të vendosë për hapjen e garës dhe numrin e licencave. Brenda shtatë ditëve nga ky vendim, AMLF-ja duhet të publikojë thirrjen për konkurrim. Edhe mekanizmat për mbrojtjen e lojtarëve kanë marrë formë ligjore. Vendimi për regjistrin e personave që përjashtohen nga lojërat e fatit është miratuar më 27 shkurt 2026. Më 2 nëntor, AMLF-ja publikoi formularët përkatës, duke sqaruar se deri në ngritjen e regjistrit elektronik kërkesat paraqiten me shkrim.

Megjithatë, në listën publike të institucionit, kategoria “Baste Sportive Online” vazhdon të mos ketë asnjë subjekt të publikuar si të licencuar. Kostoja e zvarritjes tashmë figuron në dokumentet e vetë qeverisë. Në relacionin e projektbuxhetit 2027, Ministria e Financave vlerëson rreth 2 miliardë lekë të ardhura të munguara për vitin 2026 nga aktiviteti i lojërave të fatit, për shkak të mosmiratimit të akteve nënligjore përkatëse.

Policia (që duhet t’i luftojë) mbron bastet dhe call centerat 

Gjatë tetorit, raportimet e Skyweb.al përshkruan se si ky treg reagonte ndaj ndryshimit të marrëdhënieve të “mbrojtjes” dhe përplasjeve për kontrollin e tij. Më 2 tetor, Skyweb.al raportoi se bastet e paligjshme dhe call center-at mashtrues kishin “ngrirë” prej gati dhjetë ditësh. Lokalet qëndronin të mbyllura ose hapeshin për pak orë, ndërsa punonjës të call center-ave ishin dërguar përkohësisht në shtëpi. Në raportimin pasues, burimet shpjegonin mesazhin që u ishte përcjellë organizatorëve: “Nuk keni më mbrojtje! Stop këto ditë, deri sa të qartësohet situata!” Sipas tyre, operatorët kërkonin garanci për vazhdimin e aktivitetit kundrejt pagesave të rregullta për “mbrojtje”.

Më 12 tetor, një pjesë e aktiviteteve kishin nisur të rihapeshin. Burimet e Skyweb.al e lidhnin prishjen e ekuilibrave me ndërhyrjen e një personazhi të fuqizuar politikisht, i cili kërkonte pjesën e tij në treg. Organizatorët lokalë po merrnin vetë përsipër rrezikun, ndërsa raportoheshin fërkime për territoret.Më 28 tetor, situata kishte kaluar te zgjidhjet individuale: secili për “kokën” e tij, duke kërkuar mbrojtje për zonën ku operonte. Sipas burimeve, lokale bastesh të kamufluara si kafene apo bilardo kishin vendosur tabela identifikuese për të sinjalizuar kontrollin mbi territorin dhe për të shmangur goditjet e papritura nga policia.

Duket se pas gjithë kësaj historie zvarritjeje fshihet një interes financiar për të ruajtur ilegalitetin.

Formalizimi do të sillte kosto konkrete dhe gjurmueshmëri të aktivitetit. Ligji përcakton tarifë licence jo më pak se 400 milionë lekë për një periudhë dhjetëvjeçare. Përzgjedhja bëhet përmes konkurrimit, me një kufi kombëtar prej jo më shumë se dhjetë licencash.

Operatorët e basteve online duhet të derdhin çdo muaj në Fondin e Posaçëm 15% të të ardhurave bruto nga loja, pra diferencës mes shumave të luajtura dhe fitimeve të paguara lojtarëve. Krahas kësaj pagese, ligji parashikon edhe tatimin mbi fitimin sipas legjislacionit tatimor. Këto detyrime shpjegojnë përse grupet që veprojnë ilegalisht kanë interes të vazhdojnë jashtë sistemit. Në skemën e përshkruar nga burimet e Skyweb.al, pagesat bëhen për të siguruar tolerimin e aktivitetit dhe për të ruajtur tregun nga ndërhyrjet policore apo rivalët.

Organizatorët dhe ata që kontrollojnë tregun e ilegalitetit kanë interes që tregu i basteve të mbetet në këtë gjendje, kjo pasi organizatorët shmangin tarifat dhe detyrimet, ndërsa “mbrojtësit” ruajnë burimin e pagesave. Për këto dy palë, përfshi dhe politikën, ilegaliteti krijon një situatë “win-win”; buxheti regjistron të ardhurat e munguara. Shtyrja e radhës ngre kështu pyetjen mbi ndikimin e këtyre interesave në zvarritjen e licencimit.

Ministria e Financave dhe Komisioni i Licencave duhet të sqarojnë çfarë do të ndryshojë përsëri në ligj, kur do të hapet gara dhe përse një treg që vazhdon të funksionojë ilegalisht mbetet ende jashtë kontrollit të premtuar shtetëror.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.