Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg...
AKTUALITET

Ngjarja në Elbasan, policia jep detaje: Humb jetën e moshuara, 10 të plagosur

P
Piranjat 4 November 2026, 17:10 · 2 min lexim
Ngjarja në Elbasan, policia jep detaje: Humb jetën e moshuara, 10

Një 82-vjeçare ka humbur jetën dhe 10 persona të tjerë janë dëmtuar pas zjarrit që përfshiu një apartament në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa”, në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë, zjarri ka rënë rreth orës 14:45 në banesën e shtetasit H. I., ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja vjen pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi më herët pallatin, i cili shkaktoi panik te banorët dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesë. Dyshimet paraprake për shpërthimin lidhen me një bombol gazi, por shkaku përfundimtar pritet të përcaktohet nga hetimet.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion paraprak. Rreth orës 14:45, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. I., në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa”.

Si pasojë, ka humbur jetën, banorja në të njëjtin pallat, shtetasja H. B., 82 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 10 banorë të tjerë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.