Shpërthimi në apartamentin në Elbasan, 8 persona përfundojnë në spital

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se, si pasojë e shpërthimit të ndodhur në një pallat banimi në qytetin e Elbasanit, sipas të dhënave paraprake, 8 persona, mes tyre një fëmijë, po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan.
Fatkeqësisht, nga ngjarja ka humbur jetën një 83-vjeçar, i cili është gjetur i pajetë në vendngjarje.
Ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri të plotë, ndërsa Spitali Rajonal Elbasan ka mobilizuar kapacitetet e nevojshme për trajtimin dhe monitorimin e gjendjes shëndetësore të personave të lënduar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në koordinim me strukturat përkatëse, po ndjek nga afër situatën për të garantuar ofrimin në kohë të kujdesit të nevojshëm shëndetësor.
Informacioni mbi gjendjen shëndetësore të pacientëve do të përditësohet në vijim, bazuar në vlerësimet e ekipeve mjekësore.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Ishte si bombë, u trondit shtëpia”/ Shpërthimi në Elbasan, flasin fqinjët: Ishte e tmerrshme, dëmi është shumë i madh

E rëndë në Elbasan! Shpërthimi në apartament i merr jetën 83-vjeçarit

Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh

Përfshihet nga flakët pallati në Elbasan, dyshimet

Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqërohet 44-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë

Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Ministrisë së Arsimit

Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni





