Berisha: Çështja e parë është largimi me çdo kusht i regjimit të Ramës, pastaj zgjedhjet e lira. Edhe serbët u bashkuan
Lideri i demokratëve Sali Berisha vendosi si objektiv kryesor të opozitës largimin e qeverisë së Edi Ramës, duke e cilësuar bashkimin e forcave politike, shoqatave dhe sindikatave si domosdoshmëri për...

Lideri i demokratëve Sali Berisha vendosi si objektiv kryesor të opozitës largimin e qeverisë së Edi Ramës, duke e cilësuar bashkimin e forcave politike, shoqatave dhe sindikatave si domosdoshmëri për arritjen e këtij qëllimi.
Ai theksoi se beteja për pushtet mes partive duhet të vijë vetëm pas garantimit të zgjedhjeve të lira. Për të argumentuar këtë qëndrim, ai solli në vëmendje bashkimin e forcave kundërshtare në Serbi kundër Aleksandër Vuçiçit. ‘Çështja e parë është largimi me çdo kusht i rrezikut ekzistencial, regjimit të Edi Ramës, dhe pastaj zgjedhjet e lira’, deklaroi Berisha, duke u bërë thirrje të gjithë faktorëve opozitarë të krijojnë një front të përbashkët.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Pra, të themi të vërtetën nuk është çështja e parë çështja e pushtetit të Partisë Demokratike apo të këtyre apo atyre forca.
Çështja e parë është largimi me çdo kusht i rrezikut ekzistencial, regjimit të Edi Ramës, dhe pastaj zgjedhjet e lira, shqiptarët të sjellin në pushtet forcën politike që besojnë më shumë, koalicionin që besojnë më shumë, të votojnë kandidatët që u duken më të mirët.
Ama kjo kërkon që ne të bashkohemi.
U bashkuan armiqtë tanë, serbët u bashkuan ta themi atë që është.
U bashkuan paçka se në spektrin e tyre kishte kundërshtarë nga më të papajtueshmit, por vendosën të bashkohen kundër padronit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç.
Dhe çfarë thotë sot ai? Po e dëgjoja atë kryetarin e parlamentit. Nuk po shkoj tha në Bruksel, se nuk i kam punët, nuk mund të them se përfaqësoj se sa jam zgjedhur. Por tani kemi detyra të mëdha.
Detyrat e mëdha ishin të krijojmë qeverinë për të bërë zgjedhje normale, zgjedhje të lira.
Pra, nuk e konsideronte detyrë që të qeverisim, e morëm pushtetin tani, hajde o burra, jo, erdhëm në pushtet, tani të bëjmë zgjedhje.
Qytetarët të zgjedhin partinë që duan, të zgjedhin kandidatët që duan, se ato që i bëmë me Vuçiçin, i bëmë me këtë front të përbashkët.
Pra, dhe unë këtu nga ju ftoj të gjitha forcat politike opozitare, të gjitha shoqatat, të gjitha sindikatat të bashkohemi në një front të përbashkët për ta larguar nga pushteti këtë narkodiktator, i cili është sot narkodiktatori më i keq në planet.
Maduro iku, e kapi me ushtarë presidenti Trump, ky me ushtarë nuk do kapet, por do ta kapim ne këtë, duhet ta largojmë ne këtë, nuk mundet më ky të përbëjë rrezik ekzistencial për ne. Ndaj dhe ky bashkim është jetik.
Ndaj dhe secili prej nesh duhet të bisedojë me secilin që njeh për këtë bashkim.
U bashkuan në qershor demokratë, pa parti dhe socialistë, po, po, ishin aty, madje javën e parë ishin më shumë socialistë, ta themi të vërtetën, në shesh kundër Edi Ramës.
Ndaj dhe këtë situatë shpresëdhënëse, të vërtetë, nuk mund ta lëmë kurrë të na ikë.
Do na dënojë historia në qoftë se ne nuk jemi në lartësinë e saj për të vazhduar veprimin tonë.
Lexo edhe
AKTUALITET
As investimet e NATO-s nuk janë të sigurta në Shqipëri, intrigat e gjobës që njollosi bazën e Kuçovës

Familja bllokohet në automjetin e përmbytur, babai merr fëmijën në krahë për ta shpëtuar

Nuk u lejuan të protestonin para Kryeministrisë/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, thirrje për mobilizim masiv në revoltën e 28...

"Është turp..."/ Policia ushtron forcë te Kryeministria, qytetarja: Përse nuk më lejoni të protestoj

Protesta kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen tek Kryeministria, thirrje për dorëheqje e Ramës





