Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
As investimet e NATO-s nuk janë të sigurta në Shqipëri, intrigat e gjobës që njollosi bazën e Kuçovës Aksident zinxhir te mbikalimi i Selitës, përfshihen 5 automjete dhe paralizohet trafiku Rama ndryshon rregullat para protestës kombëtare, faturën e dëmeve do ta paguajnë edhe organizatorët VIDEO/ Prokuroria jep detaje për sekuestrimin e 136 kg drogë që u trafikua nga Shqipëria. Zbulohet destinac... Banorët e lagjes "18 Shtatori" në Gjirokastër denoncojnë zhurmën nga lokalet: Kërkojnë ndërhyrjen e policis... 28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo v... Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se… Takimet e kreut të PD/ Foltorja e Ripërtëritjes sot në Kamëz Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon Skënderbeut VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë ve... Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier! Shpëtojnë kalimtarët
AKTUALITET

As investimet e NATO-s nuk janë të sigurta në Shqipëri, intrigat e gjobës që njollosi bazën e Kuçovës

Në Capellen të Luksemburgut, aty ku Agjencia e Mbështetjes dhe Prokurimit e NATO-s (NSPA) menaxhon logjistikën e Aleancës, rregullat e

P
Piranjat27 November 2026, 19:52 · 6 min lexim
As investimet e NATO-s nuk janë të sigurta në Shqipëri,

Në Capellen të Luksemburgut, aty ku Agjencia e Mbështetjes dhe Prokurimit e NATO-s (NSPA) menaxhon logjistikën e Aleancës, rregullat e garës janë po aq të ngurta sa betoni i pistave ushtarake.

Kur NSPA-ja hapi tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e Bazës Ajrore të Kuçovës — investimin më strategjik të NATO-s në Ballkanin Perëndimor — në garë hynë konsorciume të fuqishme, përfshirë kompani nga Gjermania, Franca dhe Italia.

Pas skanimit të ofertave teknike dhe financiare, Aleanca shpalli fituese kompaninë shqiptare “Salillari sh.p.k.” për ndërtimin e bazës. Por as vulat e Luksemburgut dhe as traktatet e ratifikuara nga Kuvendi nuk rezultuan imune ndaj kapriçove të burokracisë së Tiranës.

Arkitektura ligjore e projektit të bazës ishte betonuar që në vitin 2020, me ratifikimin e Marrëveshjes Teknike me NSPA-në nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas Kushtetutës shqiptare, kjo marrëveshje gëzon epërsi të drejtpërdrejtë mbi legjislacionin e brendshëm, ndërsa Neni 5.1.10 i saj përjashton nga TVSH-ja, akcizat dhe detyrimet doganore çdo mall të përdorur për ngritjen e bazës.

Mbi bazën e këtij kuadri ligjor, në gusht të vitit 2022, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave lëshoi autorizimin përkatës për llogari të NSPA-së me zbatues kompaninë “Salillari”. Me këtë autorizim, përgjatë vitit 2023 u kryen plot 28 praktika zhdoganimi, duke përfshirë edhe rreth 1,326 tonë karburant të përdorur në kantiere.

Të gjitha situacionet e punimeve u pranuan dhe u shlyen rregullisht nga NATO derisa baza u inaugurua në mars të vitit 2024. Por, në Shqipëri nuk është e sigurtë as organizata më e sigurtë e botës.

Kur burokracia rishkruan traktatet
Për tre vjet Dogana miratoi plotësisht çdo situacion dhe praktikë zhdoganimi. Praktikat u mbyllën, pista u shtrua dhe avionët e Aleancës u ulën në Kuçovë pa asnjë vërejtje fiskale. Por në shkurt të vitit 2026, dy vjet pasi baza kishte përfunduar, gjithçka u kthye përmbys në mënyrë të çuditshme.

Pas një verifikimi të Departamentit Teknik, Dega e Doganës Durrës hartoi më 17 shkurt Procesverbalin nr. 2650. Pretendimi ishte sa formalist, aq edhe absurd: kompania nuk kishte bërë një “kërkesë specifike” për naftën nën autorizimin e vitit 2022.

Të gjendur përballë kësaj çudie të padëgjuar në asnjë vend tjetër, reagimi i institucioneve ushtarake dhe aleate ishte i menjëhershëm dhe i prerë. Më 23 shkurt 2026, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Komanda e Forcës Ajrore konfirmuan zyrtarisht se përjashtimi fiskal mbulon çdo material të projektit, përfshirë shprehimisht naftën.

Katër ditë më vonë, më 27 shkurt, vetë NSPA-ja i kujtoi Tiranës se karburanti i bazës është i pataksueshëm, duke paralajmëruar se Aleanca pret respektimin e plotë të marrëveshjes.

Kapitali ka arritur të lexojë të plotë shkresën e NATO-s, përmes një burimi konfidencial në ministrinë e Financave. Në dokumentin e firmosur nga Petr Dubsky, zyrtari i lartë i prokurimit në NATO, Aleanca i kërkon shprehimisht doganës të tërhiqet nga taksimi i naftës. Por, pavarësisht kërkesës eksplicite nga selia e Aleancës, arbitrariteti në Durrës vazhdoi.

Edhe pse në një komunikim të brendshëm të datës 4 mars 2026 vetë zyrtarët e Sektorit të Porto Romanos pranonin shkresat e NATO-s e ushtrisë dhe shkruanin se ishin “në pritje të ndryshimeve në Autorizimin respektiv” nga Drejtoria e Përgjithshme për të saktësuar kodin e naftës, vendimi përfundimtar shkoi në drejtim të kundërt.

Më 20 prill 2026, Dega e Doganës Durrës firmosi Vendimin nr. 626, duke e ngarkuar kompaninë me një faturë totale prej 468 milionë lekësh — 156 milionë lekë detyrime dhe 312 milionë lekë gjobë të dyfishtë — ndërkohë që dokumentet rrodhën në media me etiketën e “evazionit fiskal”.

Kostoja e paparashikueshmërisë
Për një vëzhgues të ekonomisë institucionale, ky zinxhir kontradiktash tregon se motivi nuk lidhet me arkën e shtetit. Të hedhësh poshtë një marrëveshje ndërkombëtare të miratuar në Kuvend dhe një kërkesë eksplicite të NATO-s mund të jetë gjithçka tjetër, përveçse interes shtetëror.

Për aleatët perëndimorë dhe tregjet ndërkombëtare, dilema mes korrupsionit aktiv dhe kaosit administrativ është thjesht akademike; por pasoja gjithmonë identike.

Kur një investim strategjik i NATO-s, i fituar në garë të hapur ndërkombëtare dhe i autorizuar nga vetë shteti në vitin 2022, gjobitet në vitin 2026 me 5 milionë euro për një formalitet burokratik dhe linçohet në media, sinjali që u dërgohet investitorëve të huaj është i ftohtë. Në Shqipëri, rreziku rregullator mbetet i lartë, dhe faturat më të kripura shpesh nuk vijnë nga tregu, por nga zyrat e shtetit./Kapitali.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.