Familja bllokohet në automjetin e përmbytur, babai merr fëmijën në krahë për ta shpëtuar
Reshjet intensive të shiut kanë krijuar situata të vështira në disa rrugë të qytetit të Vlorës, ku prezenca e lartë e ujit ka vështirësuar qarkullimin dhe ka bllokuar automjete. Një...

Reshjet intensive të shiut kanë krijuar situata të vështira në disa rrugë të qytetit të Vlorës, ku prezenca e lartë e ujit ka vështirësuar qarkullimin dhe ka bllokuar automjete.
Një prej rasteve është ai i një automjeti që ka pësuar defekt në mes të rrugës së përmbytur. Familja ka qëndruar për rreth dy orë brenda makinës, ndërsa babai është detyruar të marrë fëmijën në krahë për ta nxjerrë nga uji.
Ndërkohë, sipas pamjeve të publikuara, edhe në një automjet të bardhë raportohet se kanë mbetur të bllokuar persona, mes tyre një grua dhe një fëmijë i vogël.
Situata ngre shqetësime për reagimin e strukturave të emergjencave civile dhe policisë, si dhe për mungesën e ndërhyrjes në kohë për të ndihmuar qytetarët e bllokuar.
Përveç vështirësive në qarkullim, prezenca e ujit fsheh edhe rrezikun e pusetave të hapura, duke shtuar rrezikun për këmbësorët.
Lexo edhe
AKTUALITET
Nuk u lejuan të protestonin para Kryeministrisë/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, thirrje për mobilizim masiv në revoltën e 28...

"Është turp..."/ Policia ushtron forcë te Kryeministria, qytetarja: Përse nuk më lejoni të protestoj

Protesta kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen tek Kryeministria, thirrje për dorëheqje e Ramës

Dy shqiptarë dënohen me burg për kultivimin e kanabisit me vlerë 302 mijë paund, gjykatësi kërkon deportimin e tyre

Dosja e 2.8 ton drogë! ‘Nëse nuk e gjejmë kontejnerin, humbasim 5 mln euro’/ Dënohet kikboksieri i njohur, punoi për bandën shqiptare...

Aksident zinxhir te mbikalimi i Selitës, përfshihen 5 automjete dhe paralizohet trafiku

Akuzat se mori 500 mijë euro nga Shehaj për ta bërë deputet. Basha padit Taulant Ballën

Vlora nën pushtetin e ujit pas reshjeve intensive, disa akse rrugore të pakalueshme





