Marjana Koçeku për median polake TVP World: Korrupsioni, plaga më e madhe e Shqipërisë

Në një intervistë për televizionin polak TVP World, në emisionin World Talks, deputetja e pavarur Marjana Koçeku foli për krizën e përfaqësimit politik në Shqipëri, pengesat që sistemi zgjedhor u krijon lëvizjeve të reja dhe kandidatëve të pavarur, si dhe protestat e të rinjve kundër qeverisjes.
Koçeku theksoi se korrupsioni në Shqipëri është shumë më i thellë sesa duket në pamje të parë, duke e cilësuar si rrënjën e mosfunksionimit të institucioneve, ligjeve klienteliste dhe përqendrimit të pushtetit në pak duar. Sipas saj, reforma e Kodit Zgjedhor është një prej hapave themelorë për ndryshimin e sistemit, pasi cilësia e përfaqësimit në Kuvend përcakton edhe cilësinë e ligjeve, ndryshimeve kushtetuese dhe drejtimit të institucioneve kryesore të vendit.
Deputetja foli gjithashtu për vendimin e saj për t’u larguar nga mazhoranca qeverisëse dhe për të vijuar mandatin si e pavarur, duke e lidhur këtë vendim me përgjegjësinë për të përfaqësuar qytetarët dhe jo interesat e pushtetit.
Në fokus të intervistës ishin edhe protestat studentore dhe qytetare, kërkesat e të rinjve për demokraci, dinjitet dhe llogaridhënie, si dhe nevoja që pakënaqësia shoqërore të gjejë përfaqësim real politik dhe institucional.
Mesazhi kryesor i Koçekut ishte se ndryshimi demokratik në Shqipëri kërkon jo vetëm ndryshimin e qeverisë, por edhe reformimin e mënyrës se si prodhohet dhe ushtrohet pushteti.
Lexo edhe
POLITIKE
Reportazhi i prestigjiozes britanike: Kullat shekullore të Shqipërisë po zgjohen nga harresa, aty ku mikpritja mbetet e shenjtë

Zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dënon dhunën ndaj protestuesve: Të hetohen abuzimet e policisë dhe të ndalet intimidim...

Tabaku: Shqiptarët paguajnë më shumë taksa, paratë shkojnë për PPP dhe projekte të qeverisë

Demokratët e Fierit zgjedhin sot kryetarin e ri, 5 kandidatë në garë

Zgjedhjet në PD/ Demokratët në Fier dhe Korçë votojnë për kryetarët e rinj të degëve, në garë 7 kandidatë

Rama ironizon protestën e studentëve, e quan tavolinën e dialogut “destinacionin më të ri turistik” të Tiranës

Zhupa zbulon strategjinë e PD-së kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar

Analisti: Ramës nuk i duhet një Arben Ahmetaj nga burgu! Veliaj tërheq të tjerë nga “fiku”





