Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës
POLITIKE

“Banditë me uniformë, janë lëshuar në terren civilët”, Ilirjana Kuçana: Më përndjekin! Poshtë banesës time…

P
Piranjat 7 November 2026, 15:52 · 2 min lexim
“Banditë me uniformë, janë lëshuar në terren

Pedagogia Ilirjana Kuçana ka denoncuar atë që e cilëson si ndjekje dhe survejim nga persona civilë, të cilët sipas saj qëndrojnë pranë banesës së saj dhe monitorojnë lëvizjet e saj, pas episodeve të protestës.

Kuçana u shpreh se asgjë nuk do ta ndalojë të qëndrojë në krah të studentëve, pavarësisht presionit që pretendon se po përjeton prej disa ditësh me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Prej ditësh jam në përndjekje nga njerëzit e Ramës. Poshtë shtëpisë janë civilë të Akademisë së Rendit, që ruajnë ku hyj, ku dal dhe kë takoj”, deklaroi pedagogia.

Ajo komentoi edhe arrestimin e saj gjatë protestave, duke e cilësuar shoqërimin nga policia si të turpshëm. Sipas Kuçanës, ajo u mbajt për tetë orë dhe nuk kishte kryer asnjë veprim të paligjshëm, por ishte ndërhyrë për të ndihmuar dy të rinj.

“Unë nuk kam bërë asgjë, as nuk më ka përzënë kush nga protesta, as nuk më ka hedhur kush në Lanë, as nuk jam akuzuar për korrupsion. Jam shoqëruar nga policia duke shpëtuar dy të rinj”, tha ajo, duke e cilësuar policinë “banditë me uniformë”.

Gjatë intervistës, Kuçana u shpreh gjithashtu se kryeministri Edi Rama do të largohet shumë shpejt dhe parashikoi se brenda muajit do të përfundojë në SPAK. Ajo pretendoi se në janar do të hapet një çështje hetimore për Zvërnecin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.