Berisha-Gonxhes: Krim i shëmtuar! 30 mln euro sponsorizime në duart e hajdutit numër 3 pas Ramës dhe Lubisë
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj ministrit Blendi Gonxhja, për projektligjin e sponsorizimeve në sport. Berisha e cilësoi si ‘krim të shëmtuar’ dhënien e...

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj ministrit Blendi Gonxhja, për projektligjin e sponsorizimeve në sport. Berisha e cilësoi si ‘krim të shëmtuar’ dhënien e administrimit të 30 milionë eurove të sponsorizimeve ministrit, të cilin e akuzoi për abuzime të mëdha me fondet publike.
Berisha renditi rastet ku Gonxhja është i përfshirë në korrupsion, nga rikonstruksioni i ndërtesës së drejtorisë dhe blerja e pishave të Bashkisë, te pagesat nga inceneratori i Tiranës dhe një tender prej 1.8 miliardë lekësh nga AKSHI. Ai e cilësoi ministrin si ‘hajdutin numër tre pas Ramës dhe Lubi Ballukut’, duke paralajmëruar se çështjet e përmendura prej tij do të ndiqen në prokurori.
Kreu i PD-së theksoi se opozita nuk është kundër sponsorizimit të sportit dhe kulturës, por kundërshton mënyrën se si parashikohet të menaxhohen fondet. Sipas Berishës, ato duhet të shpërndahen në mënyrë transparente, përmes bordeve profesioniste dhe mbi bazën e performancës dhe prioriteteve të zhvillimit të sportit, jo përmes vendimmarrjes së ministrit.
Fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Ky ligj që i njeh hajdutit të tretë të vendit, pas Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, po bën një akt tjetër të shëmtuar të kleptokracisë së partisë së krimit.
Tani jam këtu për të informuar qytetarët për një seri të dhënash për autorin e autostradës dhe Formula 1 në Elbasan. Ky hajdut me çizme, që ka shpenzuar mbi 60 milionë euro për një rrugë të shembur...
Gazi është histeri në këtë rast, se e keni nga halli, jo nga meraku. Gazin e keni nga halli ju. Vazhdoni, vazhdoni! Unë jam mjek, mos harroni. Në çdo rast, unë s'postoj te Frojdi. Hë? Në rregull, pra.
Ky njeri, këtij i besohet 30-milionëshi i sponsorizimeve, në një kohë kur është një nga hajdutët më të shpifur të Shqipërisë.
A e dini ju që ky është blerësi me 6 500 euro i pishave të bashkisë? A e dini ju se ky është rikonstruktuesi, brenda dy viteve, dy herë me nga 7 milionë, i ndërtesës së drejtorisë së tij? A e dini ju se ky është pronar i Albarent-it, kompanisë së transportit? Pas syve të keq, se ju i keni dhe sytë kështu mbrapsht, i keni. Po!
Pra, ky është njeriu që rikonstrukton me 7 dhe 8 milionë ndërtesën e drejtorisë së tij. Ky është njeriu që trefishoi, shumëfishoi çmimet e patentave dhe i bëri ato më të lartat në rajon. Ky është personi që përmbyti Tiranën dhe ia mbathi, u arratis në Barcelonë.
Ky është një bashkëhajdut i Edi Ramës dhe Lindës.
A e dini ju sa pagesa ka ky nga djegësat? A e dini sa pagesa ka marrë? A e di ti ku je? Po si je ti? Ti më mirë vish fustanin edhe mos rri aty fare, më kupton apo jo? Po!
A e di ti se ka marrë 70 pagesa nga djegësi i Tiranës? Nga djegësi i Tiranës ka marrë 70 pagesa. Ja ky ministër, ky. 70 pagesa!
A e dini ju që ka marrë 1 miliard e 800 milionë lekë nga Lindat e AKSH-it? Dhe këtë tender refuzoi me dinjitet ta firmosë Arben Isaj. E refuzoi, po, po! Dhe doli hajduti, e morën Lindat në telefon hajdutin dhe shkoi e firmosi tenderin që ishte për 690, me 690 milionë u bë tender.
Absolutisht që të gjitha do të shkojnë në prokurori për ty, se ti je një hajdut profesionist, që të gjithë jetën do të ndjekin këto.
Janë para këto, jo? Janë paratë e taksapaguesve. Pra, për t'i ndarë me Ramën dhe Lindën, e rrit çmimin e tenderit nga 690 milionë në 1 miliard e 800 milionë. 1 miliard e 800 milionë! Çfarë, euro? Lekë?
A e dini ju se ky famëzi, ky famëzi, të gjitha shitjet në Tiranë i bënte pa noter, në shkelje flagrante të ligjeve?
Cilat shitje, morë? A e dini çfarë hajduti i tmerrshëm që është ky? Dhe ju tani sillni një ligj për sportin? Jo, morë, jo! Sillni ligj për të ndarë paratë e Ramës me paratë e tyre, me paratë e tij.
A e keni parë ju? Është i vetmi ministër që del nga një studio në studion tjetër me detyrim, se e nxjerr Rama, e nxjerr Rama, dhe aty sillet si gangster, sillet jashtë të gjitha normave të sjelljes së një zyrtari para kamerave, kërcënon bashkëbiseduesit.
Po mirë bën kur s'ia këput ndonjë nallane koks apo sandale, se e meriton. Kërcënon, të nxjerr nga studio, i thotë ‘sandale’.
E keni parë ju? Këtij do t'i jepni ju, këtij do t'i jepni ju ligj për sportin? Po si mund t'i jepni ju këtij, morë?
Po ty që do të ikësh, do të ikësh absolutisht, po ta them unë ty, se je kandidati më i implikuar në të gjitha dhe dosja jote nuk ka njeri që ta mbajë.
Nuk ka hajdut si ky. Vetëm marrëdhëniet me kompaninë e të birit do t'ju çudisin ju. Ky me kompaninë Albarent, i biri me kompaninë ndërkombëtare të transportit. Dhe të shihni ju se si ky i përcaktonte fitimet e të birit.
Tani, tani... Jo, jo, kapeni këtë hajdut, hajdut!
Ta mbajë këtë portal... Ka mbajtur një portal. Jo portalin, po ke këtu një arkivë digjitale më të zezën pas Ramës dhe Lubisë. Ti je numri tre, po!
Ka këtu... Jo, jo, po çfarë dini ju? Ti lehtësohesh kur përmendet edhe kjo dhe Lubia bashkë. Thua: ‘Nuk është vetëm Lubia me Ramën’. Janë! Po lehtësohesh, e shoh që të vjen mirë.
Pra, t'i japësh këtij 30 milionë euro, kjo është... Ky është krim i shëmtuar.
Dhe ne nuk jemi kundër sponsorizimeve. Jemi absolutisht për sponsorizimin e sportit, të kulturës, të ngjarjeve, të eventeve kulturore, padyshim. Por kjo duhet bërë në mënyrë transparente, duhet bërë nëpërmjet bordeve profesioniste, të cilat i ndajnë ato jo duke ndarë paratë me sponsorizuesin, por mbi bazën e performancës, mbi bazën e drejtimit të zhvillimit të këtij apo atij sporti, të përparësisë së këtij apo atij sektori.
Dhe t'i japësh mëlçitë e qengjit në qafë të ujkut, kjo është jashtë... Jashtë! Se ky ka humbur edhe atë... E di ky që është gjer në palcë delinkuent dhe tani, nga frika, qesh. Ta dini mirë, frika është superndjenja juaj. Ju jetoni në frikë dhe në tmerr. Ndaj dhe ju jeni të gatshëm njëherë të qeshni, njëherë të qani, njëherë...
Çfarë jeni ju? Nuk po jua them atë fjalën që jua tha kreu juaj. Nuk po jua them atë, se s'jua them kurrë atë.
Po them një gjë, një gjë jua them: ai ju ka për zero. Ju ka për hiç. Për këtë jua them. Ndaj dhe ju nuk çelni gojë ta mbroni atë. Këtë bëni, këtë bëni.
Zero ju ka ai. Për hiç. E keni vënë re ju se me kë mbrohet ai tani? Me ish-Spahiun, me ish-Meçen, me ish-ish, se ju ai ju ka për hiç. Ju ka për hiç. Po! Limon i shtrydhur ju ka dhe tani s'jua sheh surratin. Ja, jua tha në mbledhje, e dini vetë.
Lexo edhe
POLITIKE
Spiropali godet Ramën: Ka deformim të votës, pushteti ushtron presion

Lubonja: Opozita të bashkohet për qeveri teknike dhe të pastrojë vendin nga bandat!

“PS grup kriminal, ka përplasje mes klaneve”, Këlliçi: Të rinjtë janë në shesh kundër modelit të korrupsionit! Spiropali foli hapur për s...

“Komploti” për rrëzimin e Ramës, Spiropali: Më shpallën organizatore për të mbuluar përgjegjësitë

Përjashtim i Spiropalit/ Bushati: Makineria diktatoriale po ha bijtë e saj!





