Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tabaku kundër aktit për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%. Rrogat e mesme me 30%! Asnjë pension nën 200 euro “Bashkëpunim me çdo forcë politike”/ Berisha zbulon kushtet e bashkimit opozitar: Të gjithë kundër Ramës, p... Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin vetëm 1 për qind të GDP... "Pritja jote krenare ishte motivi im"/ Deputeti Luçiano Boçi humb nënën, dedikimi prekës: Viola ime e shtre... Harrojeni “123456”, një fjalë e pazakontë është fjalëkalimi më i përdorur në Zvicër Shembet masivi shkëmbor në rrugën Qafë Buall-Krastë, bllokohet qarkullimi Milionat e TikTok LIVE dhe hija e mafias/ Aleks Visha dhe “Samy Dubai” në qendër të investigimit italian, d... Zhupa shpërthen për ligjin e zonave të mbrojtura: Pasuritë e Shqipërisë nuk janë për t’u ndarë mes oligarkë... Detaje të reja nga konflikti në burgun e Reçit/ Kush janë dy të dënuarit e përfshirë në përplasje, emrat dh... Koreja e Jugut thyen rekord historik, eksportet tejkalojnë për herë të parë 1 trilion dollarë falë IA-së... Premtimi i Benet Becit mbeti në letër/ Ura e Bardhajve drejt shembjes, banorët kërkojnë ndërhyrje
POLITIKE

Berisha: Po punojmë për koalicionin opozitar, bashkohemi edhe me ata që platformën e kanë kundër PD

‘Po punojmë për koalicionin opozitar, bashkohemi edhe me ata që platformën e kanë kundër PD’. Kështu deklaroi kreu demokrat duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve për aksionin e...

P
Piranjat19 November 2026, 12:59 · 3 min lexim
Berisha: Po punojmë për koalicionin opozitar, bashkohemi edhe me ata

‘Po punojmë për koalicionin opozitar, bashkohemi edhe me ata që platformën e kanë kundër PD’. Kështu deklaroi kreu demokrat duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve për aksionin e opozitës.

Olta Blaceri, Vizion Plus: Z. Berisha, a keni ndërmarrë ndonjë hap për të krijuar koalicionin me të gjitha forcat që janë në opozitë për zgjedhjet lokale të datës 9 maj të vitit 2027?

Sali Berisha: Ne po punojmë. Vetëm se ky koalicion është i ndryshëm nga çdo koalicion që është bërë nga viti ‘91 gjer sot.  Çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë përpjekje e ndershme për të bashkëpunuar me çdo forcë politike, çdo grup interesi dhe të gjithë ata që konsiderojnë të keqen më të madhe Edi Ramën dhe narkoshtetin e tij.

Çfarë do të thotë kjo? Një bashkim duke ruajtur të gjithë identitetet. Po!

Një bashkim dhe me ata që platformën e tyre e kanë kundër Partisë Demokratike. Po!

Në mënyrë që së bashku të përcjellim në banesën e turpit kreun e narkoshtetit shqiptar dhe të vendosim një qeveri për një kuadër ligjor të standardeve më të mira ndërkombëtare për zgjedhjet, siç është njoftuar

Secili të testohet para qytetarëve shqiptarë, dhe qytetarët shqiptarë të zgjedhin atë që konsiderojnë më të mirë.

Pra, ky është një spektër i gjerë në konceptin tonë ku ne nuk përjashtojmë nga ky bashkërendim dhe bashkëpunim asnjë faktor që beson se Edi Rama është e keqja më e madhe e vendit.

Olta Blaceri, Vizion Plus: Një pyetje në lidhje me reformën zgjedhore. A është kërkesa e Partisë Demokratike për ndryshimin e sistemit një kusht i panegociueshëm? Që do të thotë, do të kemi reformë zgjedhore pa sistem?

Sali Berisha: Ato që kemi paraqitur ne janë kërkesa jo vetëm të Partisë Demokratike, por janë kërkesa të të gjithë spektrit opozitar. Dhe ne jemi përshtatur, kemi përfillur kërkesat e të gjithë spektrit opozitar. E rëndësishme është që atyre t’u dalë zot i gjithë spektri opozitar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.