Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tabaku kundër aktit për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%. Rrogat e mesme me 30%! Asnjë pension nën 200 euro “Bashkëpunim me çdo forcë politike”/ Berisha zbulon kushtet e bashkimit opozitar: Të gjithë kundër Ramës, p... Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin vetëm 1 për qind të GDP... "Pritja jote krenare ishte motivi im"/ Deputeti Luçiano Boçi humb nënën, dedikimi prekës: Viola ime e shtre... Harrojeni “123456”, një fjalë e pazakontë është fjalëkalimi më i përdorur në Zvicër Shembet masivi shkëmbor në rrugën Qafë Buall-Krastë, bllokohet qarkullimi Milionat e TikTok LIVE dhe hija e mafias/ Aleks Visha dhe “Samy Dubai” në qendër të investigimit italian, d... Zhupa shpërthen për ligjin e zonave të mbrojtura: Pasuritë e Shqipërisë nuk janë për t’u ndarë mes oligarkë... Detaje të reja nga konflikti në burgun e Reçit/ Kush janë dy të dënuarit e përfshirë në përplasje, emrat dh... Koreja e Jugut thyen rekord historik, eksportet tejkalojnë për herë të parë 1 trilion dollarë falë IA-së... Premtimi i Benet Becit mbeti në letër/ Ura e Bardhajve drejt shembjes, banorët kërkojnë ndërhyrje
POLITIKE

Tabaku kundër aktit për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës

Kryetarja e komisionit kundërshton kufizimet ndaj protestuesve, regjistrin elektronik dhe procedurën e ndjekur nga qeveria; kërkon shpjegime për urgjencën e aktit. Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

P
Piranjat19 November 2026, 13:04 · 3 min lexim
Tabaku kundër aktit për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e

Kryetarja e komisionit kundërshton kufizimet ndaj protestuesve, regjistrin elektronik dhe procedurën e ndjekur nga qeveria; kërkon shpjegime për urgjencën e aktit.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Median, Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë se, përmes aktit normativ për tubimet dhe masave shoqëruese, po i jep policisë pushtet që cenon lirinë e protestës dhe kompetencat e gjykatave. Gjatë diskutimit në komision, deputetja e PD-së kundërshtoi kufizimet ndaj qytetarëve dhe vuri në pikëpyetje urgjencën për ndërhyrjen me akt normativ.

Një nga kundërshtimet e saj lidhej me regjistrin elektronik të krijuar me vendim qeverie dhe mundësinë e refuzimit administrativ të daljes jashtë vendit edhe pa një masë sigurimi për ndalimin e largimit. Sipas Tabakut, ky mekanizëm cenon lirinë e lëvizjes dhe prezumimin e pafajësisë, duke i dhënë policisë rol që i takon gjykatës. kryeministria.al

“Kush ia ka dhënë këtë të drejtë Policisë së Shtetit të ndalojë lirinë e lëvizjes që është në Kushtetutë?”, pyeti ajo.

Tabaku kundërshtoi edhe procedurën e zgjedhur nga qeveria, duke kërkuar shpjegime për nevojën e ndërhyrjes së menjëhershme në ligjin për tubimet.

“Nuk ka asnjë urgjencë për të sjellë me akt normativ një ligj të tillë”, deklaroi ajo.

Deputetja argumentoi se ndryshimet bien ndesh me nenin 47 të Kushtetutës, që garanton lirinë e tubimeve paqësore, dhe me nenin 17, që përcakton kushtet e kufizimit të të drejtave. Ajo kundërshtoi zgjerimin e kompetencave policore dhe ngriti shqetësimin për dallimin mes thirrjeve për dhunë dhe shprehjes së mendimit.

“Do na menaxhojë mendimet policia?”, u shpreh Tabaku.

Në mbështetje të qëndrimit të saj, ajo solli dëshmitë nga vizitat në komisariate, paraburgim dhe në Spitalin e Traumës. Tabaku tha se kishte parë të rinj me dëmtime të rënda nga goditjet e policisë dhe pretendoi se kishte arrestime të vlerësuara si të paligjshme nga gjykatat.

Sipas saj, rreth një mijë persona janë shoqëruar gjatë protestave, ndërsa 250 prej tyre janë të mitur. Ajo denoncoi raste kur të miturit kanë firmosur dokumente pa praninë e avokatit dhe prindërve.

Tabaku iu referua gjithashtu rënies së Shqipërisë me katër vende në indeksin e shtetit të së drejtës të World Justice Project. Ajo kritikoi mungesën e ministrit të Brendshëm në komision, ndonëse, sipas saj, ishte kërkuar të raportonte për veprimet e policisë. Albania Insights

Akti për tubimet është kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese nga organizata të shoqërisë civile, grupime studentore dhe deputetë të opozitës, të cilët kanë kërkuar shfuqizimin dhe pezullimin e zbatimit të tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.