Bllokohet rruga nga rënia masive e gurëve, izolohen banorët e Thethit
Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Ndërlysaj–Breg Lumi, në zonën e Thethit. Si pasojë e motit të keq dhe rrëshqitjeve të dherave e gurëve nga shpati i malit, rruga është bllokuar

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Ndërlysaj–Breg Lumi, në zonën e Thethit.
Si pasojë e motit të keq dhe rrëshqitjeve të dherave e gurëve nga shpati i malit, rruga është bllokuar, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe të banorëve.
Pavarësisht situatës së krijuar, banorët shprehen se nuk kanë marrë asnjë reagim nga Bashkia. Të gjendue përballë këtij problemi, ata janë detyruar të ndërhyjnë vetë, duke larguar gurët me duar në përpjekje për të hapur rrugën dhe për të mundësuar kalimin.
Situatën e bën edhe më të vështirë mjegulla e dendur, e cila ul ndjeshëm dukshmërinë dhe rrit rrezikun për drejtuesit e automjeteve që lëvizin në këtë aks.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia dhe institucionet përgjegjëse për pastrimin e rrugës, largimin e inerteve dhe marrjen e masave për të parandaluar situata të ngjashme, pasi çdo reshje shiu i kthen këto segmente në një shqetësim serioz për sigurinë dhe lëvizjen e tyre.
Lexo edhe
AKTUALITET
Paradoksi i Lidl në Ballkan/ 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

Një re betoni mbi mushkërinë e Tiranës/ Bjarke Ingels mbron çibanin tek Parku Rinia

U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi!

Ambalazhet ushqimore nën kontroll për kimikatet, kufij të rinj dhe analiza të detyrueshme për bizneset

Gjenden 3 automjete të vjedhura, policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale

Ujësjellësi i Korçës “i krimbur” në borxhe, 29.5 milionë euro kredi pa asnjë këst të shlyer

Lagështira kërcënon Amfiteatrin e Durrësit, nisin punimet restauruese

Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria nuk ia pranon





