Mbledhja e PS, Çollaku: Ishte më shumë një Asamble ushtarake - Rama mbrojti të pandehurit e tij në sallë dhe jashtë saj

I ftuar në edicionin e para dites ne Syri tv ka qenë i ftuar gazetari Basir Çollaku.
Gjatë bisedës me moderatorin Armela Ferko ai deklaroi se, 'ishte më shumë një Asamble ushtarake ku Rama mbrojti të pandehurit e tij në sallë dhe jashtë saj'.
Armela Ferko: Në Asamblenë e PS një ditë ma parë doli në pah ajo që vete kryeministri Rama donte të nxirrte. Pra një fjalë e kontrolluar. Takime me dyer të mbyllura dhe diskutime me dyer te mbyllura. Çfarë mund të themi për këtë?
Basir Çollaku: Ajo çfarë pamë dje ishte më së shumti një asamble ushtarake. Lë të themi një tubim luftarak, i kryeministrit, kryetarit të partisë së gjithëpushtetshme i cili mendoi të ushtrojë edhe një herë presion mbi ata vartës, sepse aty unë nuk shof njeri që të flasë e të reagojë të sillet ndryshe. Pashë ne rreshtin e parë të Asamblesë, një rresht me dosje. Mu duk sikur ishe tek prokuroria e posaçme apo në gjykatë, disa të pandehur në radhën e parë.
Armela Ferko: e ke fjalën që të gjithë nga ata kanë nga një dosje
Basir Çollaku: Mua mu duk si rresht me dosje, të pakën rreshti i parë. Se kishte edhe më tutje, më thellë. Por vitrina ishte e kësaj natyre e kësaj përmase dhe kryeprokurori që u thoshte se vetëm unë jam shpëtimtari i juaj. Por e trishtueshmja ka të bëjë me faktin e dhunës që ushtron në drejtimin e partisë, të qeverisë, dhe te vendit tashmë dhe mos reagimit të tyre. Ajo çfarë ka dalë me pas, përjashtuar grimcat që Rama lejoji në mënyrë të drejtpërdrejtë në transmetim, është shumë herë më e rëndë, ajo që ka ndodhur. Ai fjalor i përcjellë nga mediat sociale pas mbrimit të Asamblesë është një telash edhe mendor edhe penal, politik natyrisht.
Pra një individ që të kujton të shkuarën e qoftë largut, kur thoni Enver thoni partia edhe kur thoni Rama, ju thoni partia. Pra është në këto kuota të lajthitjes mendore dhe psikologjike. Mbrojtja që u bëri të pandehurve në sallë dhe jashtë salle, atyre ndaj të cilëve ai ka frikë se mund të thonë diçka komprometuese. Mund të thonë publikisht. Sepse nuk është sekret për dosje, nuk është sekret për një pjesë tonën që merremi me lajme me informacione. Pra ata që kanë bërë bashkëvepra penale bashkë me të siç është Balluku, Veliaj, siç është Balla, siç është edhe një tufë ministrash të tjerë në detyre ose te larguar. Ndaj tyre Rama përpiqet të jetë i kujdesshëm, të hedhë diçka por jo të gjithçka...
Lexo edhe
POLITIKE
Nga Fatos Nano te Kastriot Islami dhe Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve nga Partia Socialiste

Iu hoq drejtimi i PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë pas Asamblesë

Mesazhi i studentëve: Donte diktatura që të ikte, por Edi Rama nuk e linte

“1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive me socialistë”, Pandeli Majko bën paralajmërimin “bombë” në Asamble

Akuzat e Veliajt, Rama në Asamble: Bisedat me Toni Gogun i ka sajuar, Ndreca gënjeshtar! Të ikë nga partia e të bëjë avokatin





