Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër... Sonte përballja e titanëve europianë Gjermani-Holandë ‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjyki... Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat... REL: Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, gabim njerëzor apo provokim ndaj Kosovës? UEFA po shqyrton kandidaturën e Luis Figos kundër Infantinos për president të FIFA-s Ndryshoi pamjen dhe mori identitetin e motrës, si u zbulua grabitësi në Turqi SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut Asambleja e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiopalit dhe Ndrecës, Petro Koçi shënjestron Ballukun: Vendimi ...
SHOWBIZ

Bora Zemani rikthehet si moderatore! Ja ku do ta shohim së shpejti

P
Piranjat16 November 2026, 18:11 · 1 min lexim
Bora Zemani rikthehet si moderatore! Ja ku do ta shohim së shpejti

Bora Zemani duket se do të rikthehet në ekranin e Top Channel, vetëm pak muaj pasi u raportua për largimin e saj nga televizioni ku ndërtoi një pjesë të rëndësishme të karrierës.

Moderatorja pritet t'i bashkohet gjatë muajit janar emisionit humanitar “Për Shqiptarët”, ku do të jetë sërish përkrah Elvis Naçit.

Ky nuk do të ishte një bashkëpunim i ri për Borën, pasi ajo ka qenë pjesë e këtij formati edhe më herët. Rikthimi në këtë projekt vjen pas një periudhe kur e ardhmja e saj televizive ishte shoqëruar me pikëpyetje dhe aludime për një kalim të mundshëm në një tjetër televizion.

Së fundmi, emri i saj ishte përmendur edhe në lidhje me drejtimin e reality show-t “Ferma VIP”, por duket se planet profesionale të moderatores kanë marrë një tjetër drejtim.

Ndërkohë, janari pritet të sjellë edhe një tjetër rikthim të rëndësishëm në Top Channel. Luana Vjollca do t'i bashkohet sërish këtij televizioni pas pesë vitesh mungesë. Kështu, dy moderatoret e njohura shqiptare, Bora Zemani dhe Luana Vjollca, pritet të jenë sërish pjesë e së njëjtës shtëpi televizive.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.