Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“11 profesorë vendosën largimin e saj nga Senati Akademik”, studentja e mjekësisë Klea Veli denoncon vendim... Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Antisocial dhe mashtrues, pensionistëve u duhet një shekull për të arritur pensi... Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese SHBA po ndryshon kurs ndaj Kinës! Pse Donald Trump mund të jetë 'miku i fundit amerikan' i Xi Jinping-ut? Jakup Krasniqi pranë familjes në Prishtinë, Kurti: Momente të vështira, urojmë që gjithçka të shkojë mirë... Si do të legalizohen pallatet që kanë probleme me ligjin, regjistrimi i apartamenteve dhe kush përfiton
BOTA

BE: Dritë jeshile për qendra dëbimi në vende të treta

P
Piranjat 4 October 2026, 12:32 · 3 min lexim
BE: Dritë jeshile për qendra dëbimi në vende të treta

Me miratimin e ligjit për ngritjen e qendrave për dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar në vende të treta gjatë vendet anëtare të Bashkimit Evropian krijuan bazën ligjore. Ministrat e Brendshëm të BE-së e miratuan ligjin gjatë një takimi në Luksemburg.

Në qendrat e planifikuara për dëbimin, të njohura edhe si "Return Hubs”, do të dërgohen personat që kanë marrë urdhër për largim nga BE-ja, por që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës, për shembull sepse shteti i tyre refuzon t'i pranojë. Gjermania po këmbënglul prej kohësh për këtë nismë së bashku me Austrinë, Danimarkën, Greqinë dhe Holandën.

Amnesty International paralajmëron për "Return Hubs”

Sipas ministrit Dobrindt aktualisht po zhvillohen bisedime paraprake me disa shtete. Ai nuk dha detaje se me cilat vende po negociohet, por në diskutimet publike janë përmendur vazhdimisht si vende të mundshme Ruanda, Uganda, Libia dhe Kazakistani.

Për qendrat e planifikuara për dëbimin po diskutohet prej vitesh dhe ato vazhdojnë të mbeten shumë të debatueshme. Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International shpreh shqetësimin se në këto qendra mund të ndodhin shkelje të të drejtave të njeriut dhe paralajmëron kundër marrëveshjeve me vende të prekura nga konfliktet ose me paqëndrueshmëri politike.

Masa të tjera më të ashpra

Rregullat e reja të migracionit përcaktojnë gjithashtu se si azilkërkuesit, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, duhet të bashkëpunojnë në procesin e riardhesimit të tyre, nëse duan të shmangin ndalimin në paraburgim. Në të kundërt, ata mund të përballen në gjithë BE-në me uljen ose heqjen e përfitimeve sociale, si edhe me konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit.

Përveç kësaj autoritetet e shteteve anëtare mund të urdhërojnë mbajtjen në burg deri në momentin e dëbimit, nëse konstatojnë se personi mund të arratiset ose nëse konsiderohet rrezik për sigurinë kombëtare. Me rregullat e reja zgjatet edhe kohëzgjatja maksimale e burgimit, e cila mund të arrijë deri në 24 muaj, me mundësi zgjatjeje edhe për gjashtë muaj të tjerë në raste të veçanta. Rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi në javët e ardhshme./DW

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.